• Keine Ergebnisse gefunden

Vlerësimet e rregullta të të dhënave që mbahen nga

praktikat e mira të identifikuara nga Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara

“Shërbimet e inteligjencës kryejnë vlerësime të rregullta të rëndësisë dhe saktësisë së të dhënave personale që kanë në mbajtje. Ato janë të detyruara ligjërisht që të fshijnë apo të përditësojnë çdo informacion që vlerësohet si i pasaktë apo që nuk është më rëndësishëm për mandatin e tyre, punën e institucioneve të mbikëqyrjes apo procedurat e mundshme ligjore”.44

GJASHTË

4. ROLI I ORGANEVE TË MBIKËQYRJES

Në këtë pjesë diskutohen mënyrat në të cilat organet e mbikëqyrjes mund të monitorojnë shfrytëzimin e të dhënave personale nga shërbimet e inteligjencës për të siguruar që të dhënat të mos keqpërdoren. Ndonëse kjo pjesë përqendrohet kryesisht në mbikëqyrjen e jashtme, nuk duhet të anashkalohet rëndësia e mekanizmave të brendshëm. Këto përfshijnë procedura specifike për përcaktimin se kur mund të hapen apo të mbyllen dosjet, cilët zyrtarë duhet të kenë qasje në to, kur duhet të shqyrtohen përmbajtjet e tyre dhe si duhet të mbahen të sigurta.

Në anën tjetër, mbikëqyrja e jashtme efektive varet nga ekzistenca e organeve mbikëqyrëse të pavarura me kompetenca adekuate ligjore dhe burime të nevojshme për të përmbushur mandatet e tyre (shih Tabelën 2). Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara ka theksuar nevojën për një institucion të pavarur që “ka qasje në të gjitha dosjet e mbajtura nga shërbimet e inteligjencës dhe që ka kompetencë për të urdhëruar zbulimin e informacioneve individëve përkatës, si dhe që ka kompetencë për të urdhëruar asgjësimin e dosjeve dhe informatave personale”.48 Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian vë pajtueshmërinë me rregullat për mbrojtjen e të dhënave “nën kontroll të organit të pavarur”.49 Në nivel kombëtar, ligji suedez garanton autonominë dhe burimet e nevojshme për Komisionin Suedez për Mbrojtje të Sigurisë dhe Integritetit,50 ndërsa ligji hungarez përcakton detyrimin e veçantë ndaj shërbimeve të inteligjencës për të bashkëpunuar me organizmat e pavarur mbikëqyrës lidhur me shfrytëzimin e të dhënave personale nga ana e shërbimeve.51

Kutia 9: Detyrimi për të shqyrtuar, korrigjuar dhe fshirë të dhënat personale sipas ligjit gjerman

Këto dispozita nga ligji gjerman ilustrojnë parimet e shqyrtimit, rishikimit dhe fshirjes:

“(1) Të dhënat e pasakta personale të ruajtura në dosje korrigjohen nga Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës.

(2) Të dhënat personale të ruajtura në dosje fshihen nga Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës, nëse ruajtja e tyre është e papranueshme apo nëse ato dosje më nuk janë të nevojshme për përmbushjen e detyrave të saj. Të dhënat nuk fshihen nëse ka arsye për të besuar se fshirja do të cenonte interesat legjitime të subjektit të të dhënave. Në këtë rast, të dhënat duhet të bllokohen dhe transferohen vetëm me pëlqimin e subjektit të të dhënave.

(3) Kur trajton raste të caktuara, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës kontrollon në periudha të caktuara, të paktën mbas pesë vjetësh, nëse të dhënat personale të ruajtura duhet të korrigjohen apo të fshihen”.47

TABELA 2: KARAKTERISTIKAT E TRUPAVE TË PAVARUR MBIKËQYRËS TË JASHTËM

Në shtetet në tranzicion dhe ato të paskonflikt, shërbimet e sapo demokratizuara shpesh kanë në ruajtje arkiva të mëdha me dosje të sigurisë që përmbajnë informacione të mbledhura nga regjimi i mëparshëm. Administrimi i këtyre dosjeve mund të krijojë sfida të pazakonta, posaçërisht kur (për ndonjë arsye të logjikshme demokratike) sektori i sigurisë dhe sektori i inteligjencës së vendit zvogëlohet në mënyrë drastike. Në këto situata, organet e pavarura mbikëqyrës mund të luajnë rol të dobishëm në auditimin e praktikave të administrimit të dosjeve përmes metodave të ndryshme.

Në përgjithësi, funksionet e organeve të pavarura mbikëqyrëse lidhur me të dhënat personale rregullohen pjesërisht me standardet e përcaktuara në ligjin për të drejtat e njeriut. Për shembull, sa i përket zgjidhjeve a posteriori, neni 13 i KEDNJ përcakton që

“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë...ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar”. Në vendimin e saj në rastin Segerstedt-Uiberg kundër Suedisë (2006), GJEDNJ ka gjetur se ndonëse testi i nenit 13 është kryesisht plotësues i testit të Nenit 8 “në pajtim me ligjin” dhe “nevojes në një shoqëri demokratike”, mungesa e dispozitave të ndërmjetësimit në legjislacionin kombëtar mund të rezultojë në shkelje të konventës. Në tjera raste, gjykata ka mbajtur qëndrim se edhe në kuadër të sigurisë kombëtare, procedura e ndërmjetësimit juridik që kërkohet sipas nenit 13 duhet të jetë efektive si në praktikë, ashtu edhe në ligj.52

Në çështjen Shoqata për Integrimin Evropiane dhe të Drejta të Njeriut kundër Bullgarisë, një rast përgjimi i telekomunikimeve ku pretendohej se ishte shkelur Neni 8 dhe Neni 13, Gjykata iu referua në mënyrë aprovuese disa shembujve të zgjidhjeve apo ndërmjetësimeve juridike të pavarura që plotësojnë detyrimet e Konventës. Këto përfshinin: të drejtën e ankesës tek një organ ekspert mbikëqyrës (Komisioni G10) dhe në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, të drejtën e apelimit në Këshillin e Shtetit të Luksemburgut, të drejtën e rekursit tek një gjykatë special në Mbretërinë e Bashkuar, dhe të drejtën e ankesës tek një organ ekspert mbikëqyrës në Norvegji.53 (Për diskutime më të detajuara të trajtimit të ankimimit, shih Instrumentin 9 – Forcese).

Përsa i përket shfrytëzimit të të dhënave personale nga shërbimet e inteligjencës, çështjet kryesore të mbikëqyrjes janë të ngjashme me ato të standardeve ligjore – pra, mbledhja e të dhënave, ruajtja e të dhënave, qasja e subjektit, njoftimi, shqyrtimi, korrigjimi dhe fshirja.

Pasi që shtrirja e këtyre çështjeve është e gjerë, edhe jurisdiksioni i trupave mbikëqyrës duhet të jetë po aq i gjerë. Për shembull, kompetencat e Komisionit Gjerman G10 shtrihen në “tërë fushëveprimin e mbledhjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të të dhënave personale të siguruara në pajtim me këtë Akt nga shërbimet e inteligjencës së Federatës, përfshirë vendimin për njoftimin e të subjektit të të dhënave”.54

GJASHTË Mbikëqyrja e tillë është e nevojshme për të siguruar që shërbimet të jenë në pajtim me

standardet e të dhënave personale të diskutuara më lartë. Duke pasur parasysh natyrën e fshehtë të punës së inteligjencës, mbikëqyrja e tillë ka shumë gjasë që të jetë efektive dhe të gëzojë respektin e publikut nëse është e vazhdueshme (apo së paku periodike), në vend të të qenit thjeshtë reaguese kur ka ankesa nga publiku apo kur ka pretendime të keqpërdorimeve. Prandaj, një numër vendesh kanë paraparë dispozita për shqyrtimin e vazhdueshëm me kujdes të mandateve të organeve të pavarura që janë përgjegjës për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës. Për shembull, në Norvegji, Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Inteligjencës (organ i profilizuar mbikëqyrës) ka detyrim ligjor për të zbatuar çdo vit gjashtë inspektime në Shërbimin e Sigurisë Policore të Norvegjisë. Këto inspektime duhet të përfshijnë së paku dhjetë kontrolle arkivore të rastit dhe, së paku dy herë në vit, një shqyrtim të të gjitha rasteve në vazhdim të vëzhgimit.55 Komisioni i Kontrolli të Shërbimeve të Inteligjencës Policore dhe Ushtarake të Danimarkës (Komisioni i Uambergut) – i emëruar sipas kryesuesit të tij të parë, A.M. Uamberg – luan rol të ngjashëm (shih Kutinë 10).

Në një numër vendesh, një individi i cili ankohet lidhur me mënyrën se si shërbimi i inteligjencës ka trajtuar të dhënat e tij apo saj personale mund të dëgjohet nga organi i pavarur i cili ka kompetencë për të inspektuar dosjet e shërbimit dhe për të vlerësuar vetë nëse të dhënat janë keqpërdorur (shih Forcese – Instrumenti 9). Për shembull, sipas ligjit suedez, Komisioni për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Integritetit ka kompetencë, në rastet kur jep përgjigje në ndonjë ankesë, që të shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të shërbimit të sigurisë që ndërlidhen me shfrytëzimin e të dhënave personale (shih Kutinë 11). Komisioni po ashtu ka kompetencë për të shqyrtuar nxjerrjen e të dhënave personale nga regjistrat e ndryshëm të policisë dhe të sigurisë në mënyrë që të sigurohet që nxjerrja është bërë në pajtim me të drejtën kushtetuese dhe ligjet e Suedisë, përfshirë standardet e të drejtave të njeriut dhe parimin e proporcionalitetit.56

Kutia 10: Komisioni i Kontrollit të Shërbimeve të Inteligjencës Policore dhe Ushtarake të