• Keine Ergebnisse gefunden

Parashtrimi i ankesave

Rregullat për këtë qëllim përcaktojnë se kush është kompetent që të parashtrojë ankesë. Ankesat në lidhje me shërbimet inteligjente mund të ndahen në dy kategori: së pari, ankesat “nga brenda”; si dhe së dyti, ankesat “nga publiku”. Për qëllimin e këtij instrumenti, ankesat “nga brenda” janë ankesat që i parashtrohen një organi të pavarur nga punonjësit e inteligjencës apo punonjëe tjerë të shtetit, që ankohen ndaj një veprimi të caktuar të shërbimeve inteligjente. Ankesat “publike” janë ankesa që parashtrohen nga anëtarët e publikut që nuk janë të lidhur me komunitetin e inteligjencës e as me qeverinë.

2.1 ANKESAT “NGA BRENDA”

Në disa vende, shërbimi i inteligjencës apo punonjësit tjerë të shtetit mund të ankohen kundër një shërbimi inteligjent. Këto ankesa “nga brenda” nganjëherë kanë të bëjnë me

NËNTË trajtimin nga shërbimi inteligjent të ankesës. Për shembull, në Kanada, Shërbimi Kanadez

Siguri-Inteligjencës (CSIS) kryen gati të gjitha hetimet qeveritare për kontroll sigurie me qëllim të dhënies së çertifikatave të sigurisë për punonjësit e qeverisë. Punonjësi i pakënaqur me rezultatin e procesit të “verifikimit” mund të ankohet tek një organ i pavarur administrativ (ose organ ekspert mbikëqyrjes), njohur si Komisioni Shqyrtues i Sigurisë dhe Inteligjencës (SIRC).8

Në raste tjera, ankesat “nga brenda” mund të jenë më të përgjithshme dhe të përbëjnë raportime të keqpërdorimeve apo teprimeve nga shërbimet e inteligjencës. Për shembull, në Belgjikë, shërbimi hetimor i Komisionit të Përhershëm Mbikëqyrës për Shërbimin e Inteligjencës (njohur gjerësisht si Komisioni I) ka kompetencën që të:

Shqyrtojë ankesat dhe denoncimet e individëve që drejtpërdrejtë janë prekur nga një ndërhyrje e një shërbimi të inteligjencës... Secili zyrtar publik, secili person që kryen funksion publik, si dhe secili pjesëtar i forcave të armatosura drejtpërdrejt i prekur nga direktivat, vendimet apo rregullat që vlejnë për ta, si dhe nga metodat e veprimet, mund të parashtrojë ankesë... pa pasur nevojë të kërkojë autorizim nga eprorët e tij/

saj.9

Sipas ligjit amerikan, punonjësi apo kontraktor i CIA-s duhet të ndjekë një proces njoftimi të brendshëm përpara se të parashtrojë ankesë tek komisionet mbikëqyrëse të Kongresit.

Akti ligjor gjithashtu parashikon që një përson i brendshëm “që synon t’i raportojë Kongresit një ankesë apo informatë në lidhje me një problem urgjent, mund t’ia raportojë atë ankesë apo informatë Inspektorit të Përgjithshëm.”10 “Problemi urgjent” në këtë kuptim do të thotë:

▪ Problem serioz apo flagrant, keqpërdorim, shkelje e ligjit apo urdhrit ekzekutiv, apo mangësi në lidhje me financimin, administrimin, apo operacionet e një aktiviteti të inteligjencës që ka të bëjë me informata të klasifikuara, por nuk përfshin dallimet në mendime në lidhje me çështjet e politikave publike

▪ Një deklaratë false ndaj Kongresit, apo fshehje e qëllimshme e informacionit ndaj Kongresit, apo çështje e faktit material në lidhje me financimin, administrimin, apo operacionet e një aktiviteti të inteligjencës11

Ankesat e brendshme të këtij lloji janë formë “alarmimi” – ato ekspozojnë keqpërdorimet jashtë zinxhirit të rregullt të komandës brenda shërbimeve të inteligjencës, por pa nxirrë sekretet jashtë kufijve të ngushtë të agjencive qeveritare apo organeve tjera të miratuara mbikëqyrëse. Disponueshmëria e këtyre mekanizmave të ankesës mund të zvogëlojë mundësinë që një punonjës të shkojë tek format më ekstreme të zbulimit; për shembull, në media.

Për shumë arsye, disa vende inkurajojnë këtë formë të alarmimit. Kështu, për shembull, disa ofrojnë mbrojtje për të brendshmit që bëjnë ankesa përmes këtyre kanaleve të autorizuara. Për shembull, në Zelandën e Re, “në rastet kur një punonjës i një agjencie të inteligjencës dhe sigurisë ngre një çështje në vëmendje të Inspektorit të Përgjithshëm [për Siguri dhe inteligjencë], ai punonjës nuk i nënshtrohet asnjë dënimi apo trajtimi diskriminues nga ajo agjenci inteligjence dhe sigurie në asnjë mënyrë në lidhje me punësimin e tij apo saj vetëm për arsyen e ngritjes së asaj çështjeje në vëmendje të Inspektorit të përgjithshëm”, përveç nëse bëhet me keqdashje.12 Në Shtetet e Bashkuara,

“asnjë veprim që përbën ndëshkim, apo kërcënim ndëshkimi, për parashtrimin e ankesës, nuk mund të ndërmerret nga asnjë punonjës i Agjencisë [Qendrore të Inteligjencës –

CIA] me kapacitetin e ndërmarrjes së atyre veprimeve, përveç nëse ankesa është bërë apo informata është zbuluar me dijeninë që ka qenë e pa vërtetë apo me mospërfillje të qëllimshme ndaj vërtetësisë apo pavërtetësisë së saj.”13

Në disa vende, alarmimi i brendshëm është parakusht për format më publike e të jashtme të alarmimit. Për shembull, në Kanada, dështimi për të denoncuar paraprakisht përmes kanaleve të brendshme mund ta vështirësojë punën e një ankuesi në mbrojtjen e tij/saj në mënyrë të suksesshme kundër akuzave penale të zbulimit të paautorizuar të informatave të klasifikuara.14

2.2 ANKESAT NGA PUBLIKU

Ankesat nga publiku janë procedura që iniciohen nga persona që nuk janë të lidhur me qeverinë. Këto lloj ankesash qëndrojnë në nivel tjetër në krahasim me ato nga brenda.

Për një arsye, ankuesi nga publiku mund të ketë vetëm njohuri të paktë të keqpërdorimit në fjalë. Një person nga publiku që është vëzhguar në mënyrë të padrejtë, për shembull, mund të fitojë njohuri për këtë problem vetëm rastësisht, dhe, edhe atëherë mund të mos ketë fare ide për identitetin e saktë të agjencisë që ka kryer vëzhgimin. Për këto arsye, ky person do të ketë shumë pak informata konkrete mbi të cilat të paraqiste ankesën.

Mundet edhe të ndodhë që ky person të vijë nga një grup social, etnik apo fetar që nuk është i gatshëm apo përndryshe që mund të jetë i penguar për të parashtruar ankesa të tilla. Një shembull klasik i një personi të tillë mund të jetë një emigrant i sapoardhur, i panjohur me institucionet dhe praktikat e shoqërisë së re.

Çdo sistem i ankesave publike pra duhet të jetë i gjindshëm ndaj pasigurisë së personave dhe ofrojë qasje të gjerë. Kjo do të thotë që duhet të ketë baza të gjera për ankesa publike dhe pengesa të vogla për inicimin e hetimeve në reagim të ankesave.

Disa vende e krijojnë këtëpraktikë duke garantuar që të mos ketë kufizime në kuptimin e klasës së personave që kanë të drejtë të bëjnë ankesë, duke i lejuar ankuesit që të bëjnë ankesa për një gamë të gjerë të çështjeve. Në Holandë, për shembull, pas njoftimit të ministrit përkatës për t’i dhënë mundësi këtij të fundit që të ofrojë pikpamjen e tij/saj, “çdo person” mund të parashtrojë ankesa tek Institucioni vendor i Ombudsmanit, në lidhje me zbatimin e ligjit përkatës nga shërbimet e sigurisë.15 Në Irlandë, Komisioni i Ombudsmanit për Garda Síochána mund të “pranojë ankesa që bëhen nga publiku në lidhje me sjelljen e pjesëtarëve të Garda Síochána” (që është policia).16 po kështu, në Kanada, ankesa më e përgjithshme që mund të bëhet nga një ankues publik ka të bëjë me “çdo akt apo gjë që bëhet nga Shërbimi.”17 Së fundi, në Shtetet e Bashkuara, Inspektori i Përgjithshëm i CIA-s

“është i autorizuar të marrë dhe hetojë ankesat apo informatat nga çdo person në lidhje me ekzistencën e një aktiviteti që përbën shkelje të ligjeve, rregullave apo rregulloreve, apo keqmenaxhim, shpërdorim të madh të fondeve, keqpërdorim të pushtetit, apo rrezik thelbësor dhe specifik ndaj shëndetit dhe sigurisë publike.”18

Këto formulime të gjera të rregullimit të ankesave nga publike duken të dëshirueshme nëse qëllimi i modelit të trajtimit të ankesave është të mbivendosë mënyra tjera të rregullimit të ligjshmërisë dhe ndershmërisë së sjelljes së shërbimeve inteligjente. Megjithatë, një numër vendesh largohen nga konceptet e gjera të këtij rregullimi dhe kufizojnë mundësinë e parashtrimit të ankesave në një klasë individësh që është më e ngushtë sesa

“çdo person”. Disa nga këto kufizime duken modeste, por mund të jenë mjaft të paqarta në fushëveprim. Për shembull, Komisioni Kenian i Ankesave mund të marrë ankesa nga

NËNTË

“çdo person i prekur” nga shërbimi i inteligjencës në ushtrimin e pushtetit apo kryerjen e funksioneve të tij.19 Në Afrikën Jugore, “çdo pjesëtar i publikut” mund të parashtrojë ankesë tek Komisioni i Përbashkët Funksional për Inteligjencë “në lidhje me çdo gjë për të cilën ai person beson që Shërbimi i ka shkaktuar atij apo asaj apo pronës së tij apo saj.”20 Të dyja këto qasje duken se parandalojnë ankesat parandaluese apo spekulative të nxitura nga njohja enjë praktike të caktuar të shërbimit të inteligjencës. Për shembull, një shoqatë etnike që dyshon për profilizim etnik në hetimet e inteligjencës mund të ketë mungesën e bazës për të parashtruar ankesën, përveç një ankuesi reprezentativ që ka përvojë personale me këto praktika. Është e vështirë të shihet se çfarë vlere e shtuar prodhohet nga ky kufizim, nëse qëllimi i sistemit të ankesave është të rregullojë ligjshmërinë dhe ndershmërinë e shërbimit inteligjent.

Është edhe më problematike kur vendet vënë rregulla kombësie për disa lloje ankesash.

Për shembull, Inspektori i Përgjithshëm i Zelandës së Re për Inteligjencë dhe Siguri mund të pranojë ankesa vetëm nga një “person nga Zelanda e Re” (shtetas apo banor i përhershëm) apo person që ka qenë apo është i punësuar nga një prej agjencive të inteligjencës.21 Inspektori i Përgjithshëm Australian i Inteligjencës dhe Sigurisë (IGIS) mund të pranojë ankesa në lidhje me shërbimin e kundërzbulimit vetëm “nga personi që është shtetas australian apo banor i përhershëm.”22 (Këto kufizime të kombësisë megjithatë nuk vlejnë në lidhje me ankesat që kanë të bëjnë me shërbimin e brendshëm të sigurisë dheinteligjencës.)

Rregullat e nënshtetësisë (apo shtetësisë/banimit) janë barrierë arbitrare për ankesa.

Rezultati mund të jetë mënjanimi i rrjedhës së informatave mbi kryerjen e shërbimeve inteligjente nga grupet e synuara më veçanërisht, duke përfshirë kërkuesit e statusit të refugjatit dhe komunitete të tjera të huaja që nuk janë ende banorë të përhershëm apo shtetas. Prapë, në masën që ankesat shërbejnë si tregues të hershëm alarmi për keqpërdorime, është e vështirë të shihet se çfarë e mire përfitohet nga kufizime të kësaj mënyre.