• Keine Ergebnisse gefunden

Vendet për parashtrimin e ankesave

Kjo pjesë merret me vendin ku dorëzohen ankesat. Institucionet në të cilat ankesat duhen parashtruar dallojnë. Në përgjithësi, këto institucione mund të ndahen në dy klasa të gjera: vendet e përgjithshme dhe ato të specializuara. Me “vende të përgjithshme”, ky instrument ka parasysh ato institucione të cilat janë pa ndonjë mandat të specializuar të mbikëqyrjes së inteligjencës apo sigurisë. Shembuj të vendeve të përgjithshme janë gjykatat, avokati i popullit, komisionet kombëtare për të drejta të njeriut, si dhe organet tjera rregullatore si komisionerët për të dhëna personale. “Vendet e specializuara”, në anën tjetër, janë institucione që veçanërisht janë të mandatuara të merren me çështje të sigurisë apo inteligjencës. Shembuj janë organet eksperte të mbikëqyrjes, si Komisioni I i Belgjikës dhe SIRC e Kanadasë.

3.1 VENDET E PËRGJITHSHME

3.1.1. Gjykatat e zakonshme

Në disa vende, gjykatat e zakonshme civile janë kompetente për të gjykuar një ankesë në lidhje me shërbimet inteligjente, e bazuar në formën e njohur të shkeljeve civile (duke përfshirë forma të ndryshme të padive grupore). Në vende të tjera, janë gjykatat administrative që mund të gjykojnë raste vetëm brenda juridiksionit të tyre lëndor (e drejta administrative) që kanë të bëjnë me veprimet e shërbimeve inteligjente.23

Në fakt, në disa vende (e ndoshta në shumicën e tyre), gjykatat e një lloji të caktuar përbëjnë të vetmin institucion kompetent për pranimin e ankesave në lidhje me shërbimet inteligjente.24 Nuk ka organe të specializuara të mbikëqyrjes së inteligjencës të autorizuara të pranojnë ankesa. Një zgjedhje e tillë ka dhe sfida. Siç edhe diskutohet më poshtë, gjykatat mund të jenë kompetente për t’i siguruar disa zgjidhje të mundshme, por për arsye praktike mund të jetë edhe gati e pamundur që ankuesi të fitojë një zgjidhje të tillë: ankesat nganjëherë unike ndaj shërbimeve të inteligjencës futen brenda juridiksionit konvencional të gjykatave të rregullta (si p.sh. veprat civile) apo nuk shqyrtohen fare.

3.1.2. Organet rregullatore të zakonshme

Duhet theksuar gjithashtu që si institucionet tjera qeveritare, shërbimet e inteligjencës janë pjesë e juridiksionit të institucioneve ose me mandate të përgjithshme për trajtimin e ankesave për organe publike, ose me mandate lëndore që nuk janë specifike për shërbime inteligjente. Këto institucione përfshijnë institicionet e ombudspersonave, komisionet për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe komisionet për të drejta të njeriut. Për shembull, ato mund të jenë kompetente të vlerësojnë ankesat në lidhje me përdorimin e informatave nga shërbimet e inteligjencës, apo më gjerësisht respektimin e të drejtave të njeriut nga to. Për shembull, në Holandë, ankesat mund të parashtrohen tek ombudsmani kombëtar për veprimet e ministrave, shefave të Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës dhe Sigurisë, apo Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe personave tjerë që punojnë për këto subjekte, mes tjerësh.25 Po kështu, në Finlandë dhe Suedi, ankesat që kanë të bëjnë me policinë e sigurisë mund të parashtrohen në institucionin parlamentar të ombudsmanit.26 Në Belgjikë, Finlandë dhe Kanada, komisionari i privatësisë (së të dhënave) mund të marrë ankesa në lidhje me trajtimin e informacioneve personale nga shërbimet e inteligjencës.27

Në disa vende, organet specifike rregullatore lëndore obligohen me ligj të konsultojnë organet e specializuara të mbikëqyrjes dhe trajtimit të ankesave për inteligjencën, të cilat diskutohen në pjesën vijuese, nëse ankesa ka të bëjë me shërbimet inteligjente dhe/ose çështje të sigurisë kombëtare. Për shembull, në Kanada, Komisioni Kanadez për të Drejta të Njeriut duhet t’i referojë ankesat në lidhje me praktikat “bazuar në arsyetime qëlidhen me sigurinë e Kanadasë” tek SIRC-ja. Ky i fundit pastaj heton dhe i raporton Komisionit, i cili vendos nëse duhet të procedojë me ankesën.28 Një dyzim i këtij lloji gjithsesi komplikon rastet, por shërben gjithashtu që të centralizojë trajtimin e informatave të klasifikuara në më pak duar. Njëkohësisht, trajtimi i ankesave ka më pak mundësi që të minohet nga mungesa e vullnetit të shërbimeve të inteligjencës që të ndajnë informatat me organet e zakonshme rregullatore.

NËNTË 3.1.3. Mangësitë e institucioneve të përgjithshme

Një shqetësim i zakonshëm me llojet e përgjithshme të institucioneve pranuese – qofshin ato gjykata apo organe konvencionale rregullatore – është qasja në informata të klasifikuara. Në disa vende, gjykatat civile mund të kenë kompetencën për t’i dhënë ankuesve të suksesshëm kompensimin e dëmeve në rastet kur shërbimet inteligjente kryejnë kundërvajtje, por në praktikë paditë civile në gjykata të rregullta vështirësohen nga pretendimet qeveritare të sekrecisë. Për arsye se ankuesi mbart barrën e provimit të kundërvajtjes, kontrolli mbi faktet përkatëse nga qeveria mund ta bëjë padinë e suksesshme civile gati të pamundshme.29 Po kështu, organet e zakonshëme rregullative që nuk kanë detyrë specifike çështjet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare mund të vuajnë nga pamundësia e aksesit dhe shqyrtimit të informatave të klasifikuara kur hetojnë aneksat që kanë të bëjnë me shërbimet inteligjente. Për shembull, organi i përgjithshëm publik për trajtimin e ankesave për forcën policore shtetërore të Kanadasë, Policia Mbretërore Kanadeze, është ankuar vazhdimisht për pamundësinë e tij që të hetojë aktivitetet policore në lidhje me sigurinë kombëtare, për shkak të sekretit.30

Mund të ndodhë edhe që institucionet e përgjithshme të jenë tepër të përgjitshme;

që do të thotë, ato nuk kanë ekspertizë e duhur në përballjen me shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Si pasojë, ato mund të pranojnë më lehtë pretendimet e sekretit nga shërbimet e inteligjencës, apo format tjera të rrethanave të veçanta, sesa që do të bënin organet eksperte të mbikëqyrjes me përvojë të gjatë në mbikëqyrjen e këtyre shërbimeve.

Së fundmi, vetë natyra e ankesave që parashtrohen kundër shërbimeve inteligjente mund t’i bëjnë gjykatat e zakonshme apo organet rregullatore të papërgatitura për t’i trajtuar ato. Ankuesit shpesh detyrohen që t’ipërshtasin ankesat e veçanta ndaj ligjshmërisë apo integritetit të shërbimeve në çështje civile standarte si bazë ligjore të ankesës. Kjo përshtatje mund të jetë e dobët, dhe kështu ankesat të vlefshme mund të refuzohen, jo për shkak që nuk ngrenë dyshime reale për shërbimin e sigurisë, por për shkak se ato dyshime nuk mund të artikulohen në gjuhën e juridiksionit të atij organi të përgjithshëm të trajtimit të ankesave. Vëzhgimi i paligjshëm, për shembull, mund të mos pranohet si kundërvajtje në disa vende, si dhe si i tillë mund të mos jetë brenda kompetencave të gjykatave të zakonshme.

3.2 AUTORITETET E SPECIALIZUARA

Një reagim i qartë ndaj mangësive të institucioneve të përgjithshme është të krijohen forume më të specializuara të trajtimit të ankesave. Institucionet e specializuara zakonisht bëjnë pjesë në njërën prej këtyre kategorive: së pari, mund të jenë brenda degës së ekzekutivit (p.sh. disa inspektorë të përgjithshëm); së dyti, mund të jenë të pavarura nga dega e ekzekutivit dhe nga parlamenti; së fundi, mund edhe të jenë organe parlamentare.

3.2.1 Organet e brendshme të trajtimit të ankesave

Disa vende kanë mbikëqyrës të brendshëm, të cilët shërbejnë si mjet për ekzekutivin në mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës. Këto organe thjesht mund të jenë një ministër i caktuar apo ndonjë delegat i caktuar ministror, që nganjëherë quhet edhe inspektor i përgjithshëm. Megjithatë, duhet theksuar që në disa vende, inspektori i përgjithshëm është në fakt entitet i pavarur – pra, ai apo ajo ka sigurinë e qëndrimit në detyre dhe pavarësi nëveprim që e vendosin inspektorin përtej komandës dhe kontrolli nga ekzekutivi dhe shërbimet e inteligjencës. Në disa raste, organet e brendshme mund të

kenë kompetencë për pranimin e ankesave publike.31 Nga këndvështrimi i ekzekutivit, një qasje e tillë e zvogëlon nevojën për nxjerrjen e informatave të klasifikuara që mund të jenë të rëndësishme për ankesën, jashtë kufijve tejet të ngushtë. Njëkohësisht, organet e brendshme të trajtimit të ankesave nuk gëzojnë pavarësinë dhe autonominë nga ata që janë përgjegjës për shërbimet e inteligjencës. Publiku mund t’i përceptojë ato organe si të nënshtruara ndaj konfliktit të interesit, që lind nga koncepti “ujku që ruan delet”, si dhe mund të bëjë të lindin dyshime në lidhje me legjitimitetin e një procesi të tillë të brendshëm të trajtimit të ankesave.

3.2.2 Organet e pavarura të trajtimit të ankesave

Struktura

Organet më të pavarura, por gjithsesi me specializim të ngushtë të trajtimit të ankesave, paraqesin një kompromis të dukshëm mes nevojës për kufizimin e shpërndarjes së informatave të klasifikuara dhe njëkohësisht nxitjes së legjitimitetit publik. Një numër vendesh kanë ndërtuar organe eksperte të mbikëqyrjes të pavarura nga shërbimet e inteligjencës dhe pjesa tjetër e ekzekutivit përsa i përket personelit dhe veprimtarisë.

Këto agjenci gëzojnë besueshmërinë që rrjedh nga veprimtaria e pavarur. Megjithatë, ato mund të jenë mjaftafërme qeverinë, që anëtarët e tyre të kenë çertifikatë sigurie dhe akses në informata të klasifikuara. Kjo ka qenë pikërisht praktika e rregulluar në ligjin që rregullonte një prej organeve të para të tilla, SIRC-ja e Kanadasë, në përpjekje për të lehtësuar preokupimet e shërbimeve inteligjente përsa i përket rrjedhës së informatave të klasifikuara. Anëtarët e SIRC-së emërohen nga qeveria federale, por në konsultimin me partitë opozitare parlamentare. Anëtarët gëzojnë një siguri të konsiderueshme të qëndrimit në detyrë për njëperiudhë të ripërtërishme pesë-vjeçare, si dhe kanë personelin e tyre, megjithëse me miratimin e degës së menaxhimit financiar të ekzekutivit. Secili anëtar bën betimin e fshehtësisë, si dhe i nënshtrohet ligjit kanadez për sekretet zyrtare.32 Ndërsa sistemi kanadez nuk kërkon emërimin e individëve me ekspertizë të caktuar, vende të tjera kanë qasje të ndryshme. Për shembull, Komisioni i Ankesave për Shërbimin Inteligjent i Kenias kryesohet nga një gjyqtar, si dhe përbëhet nga katër anëtarë tjerë, njëri prej të cilëve është “avokat” me jo më pak se shtatë vjet qëndrim, ndërsa njëri duhet të jetë një “udhëheqës fetar” me “reputacion kombëtar”. Komisionerët emërohen nga presidenti, “me këshillën e Komisionit të Shërbimit Gjyqësor”, si dhe kanë mandat prej tre vjetësh”, me mundësinë e riemërimit deri në dy mandate.33 Në anën tjetër, Komisioni I Belg emërohet nga senati për një mandat gjashtëvjeçar të ripërtërishëm, ndërsa anëtarët e tij duhet të përmbushin disa kritere kualifikimi në kuptimin e njohurisë juridike dhe përvojës përkatëse, si dhe nuk mund të jenë anëtarë të policisë apo shërbimit të inteligjencës.34 Është e vështirë të vlerësohet mirëbesimi i këtyre sistemeve të pavarura të emërimit në distancë. Megjithatë, ky është një parim i shëndoshë. Për më tepër, sistemet e emërimit të cilat imponojnë kompetencë dhe sfond profesional janë të garantuara, nëse këto nuk krijojnë shpienë në krijimin e një kaste ekskluzive punonjësësh. Kriteret tejet të ngushta dhe kërkuese të emërimit mund të kufizojnë kategorinë e personave të përshtatshëm tek ata që kanë sfond ekspereince shërbimet e inteligjencës – një zhvillim që do të çonte tek perceptimi (nëse jo vetë realiteti) i “kapjes” së organit mbikëqyrës nga vetë shërbimi i inteligjencës që duhet mbikëqyrur.

NËNTË Gjykata e Kompetencave Hetimore në Britani paraqet një shembull të një tërësie mjaft

ndryshe të kërkesave profesionale: ai ka personel ekskluzivisht nga persona që kanë pasur mandate gjyqësore, apo kanë qenë avokatë për së paku dhjetë vjet.35 Megjithatë, anëtarësia me vetëm avokatë e ish-gjyqtarë mund të jetë po ashtu ekstreme. Ka më shumë kuptim që një organ që shërben një interes të gjerë publik të ketë personel që reflekton një sërë perspektivash e origjinash profesionale.

Kjo është filozofia që duket se qëndron prapa SIRC-së Kanadez: nuk ka parakushte profesionale për anëtarë. Në vend të këtyre, anëtarët thjesht duhet të jenë anëtarë të Këshillit Konfidencial të Kanadasë, të cilët nuk janë aktualisht në legjislaturën federale.

Në praktikë, lista e të emëruarve potencialë përfshin ish-politikanë të lartë, gjyqtarë të njohur, si dhe individë “të nderuar” që veçohen për këtë pozitë neri. Është gjithsesi e mundshme që personi që emërohet të emërohet edhe si anëtar i Këshillit Konfidencial pikërsht me qëllimin për tu bërë anëtar i SIRC. Me fjalë tjera, anëtarësimi në SIRC është tejet i hapur, duke i mundësuar atij organi (së paku në parim) që të përfaqësojë publikun e gjerë të cilii i shërben.

Megjithatë, fleksibiliteti i qasjes kanadeze mundet të gabojë mjaft rëndë. Duket e pasinqertë të punësohen në një organ për trajtimin e ankesave që ka funksion kuazi-juridik njerëz që aspak nuk janë juristë, një gjendje që aktualisht ndodh në SIRC-në e Kanadasë. Pa marrë parasysh cilësitë tjera të anëtarëve, mungesa e njohurisë juridike mund të krijojë varësi nga personeli ligjor i organit të trajtimit të ankesave. Kjo gjë është një zhvillim që në anën tjetër kërkon vlerësim të kujdesshëm të trajektores së karrierës së këtyre personave juridikë dhe lëvizjet e tyre mes dhe tek organet qeveritare (përfshirë, ndoshta, edhe shërbimet e inteligjencës). Pavarësia e një organi të trajtimit të ankesave mund të dobësohet (apo të perceptohet si e dobët) në rastet kur anëtarësia mbështetët tek shërbyesitë civilë të karrierës që lëvizin brenda e jashtë ekzekutivit. Në këtë kuptim, modeli ideal mund të jetë një organ trajtimi ankesash me shumë anëtarë, që ka në staf persona me sfonde të ndryshme, por duke siguruar që së paku një kuotë minimale e këtyre anëtarëve të ketë p.sh. trajnim në çështje ligjore.

Funksioni

Disa vende kanë themeluar organe mbikëqyrëse me të vetmin funksion pranimin dhe hetimin e ankesave. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, Gjykata eKompetencave Hetimore

“mund të hetojë ankesat që pretendojnë kundërvajtje nga ose në emër të Shërbimeve të Inteligjencës – Shërbimi i Sigurisë (quajtur edhe MI5), Shërbimi i Inteligjencës Sekrete (quajtur edhe MI6), si dhe GCHQ (Selia e Komunikimeve Qeveritare).”36

Në raste tjera, funksioni kryesor i këtyre organeve ekspertë të mbikëqyrjes është të shqyrtojë performancën e shërbimeve të inteligjencës, ose në mënyrë të pavarur ose me urdhër të ministrave apo parlamentarëve.37 Megjithatë, këto organe mund të autorizohen edhe për të pranuar (dhe hetuar) ankesat në lidhje me shërbimet e inteligjencës të cilat kanë mandat t’i mbikëqyrin.38 Në Norvegji, për shembull, Komisioni Parlamentar i Mbikëqyrjes së Inteligjencës është organ, anëtarët e të cilit, edhe pse zgjedhen nga parlamenti, nuk janë pjesë institucionale e degës legjislative. Përveç hetimit të aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës me vetë iniciativë, Komisioni mund të marrë dhe hetojë ankesat nga publiku i gjerë.39 Në mënyrë të ngjashme, Komisioni I i Belgjikës “merret me ankesat dhe denoncimet që merr në lidhje me operacionet, ndërhyrjet, veprimet apo mosveprimet e shërbimeve inteligjente, Njësisë Koordinuese për Vlerësimin e Kërcënimeve, si dhe shërbimet tjera