• Keine Ergebnisse gefunden

Nevojat e parlamentit për informacion

Në një demokraci, parlamenti është institucioni që mban përgjegjësinë parësore për mbikëqyrjen e aktiviteteve të departamenteve ekzekutive dhe shtetërore. Në mënyrë që të përmbushë këtë përgjegjësi në lidhje me komunitetin e inteligjencës, parlamenti kërkon informacion në lidhje me sa vijon: prioritetet e inteligjencës; politikat e ekzekutivit, rregulloret, dhe veprime në drejtim të inteligjencës, vlerësimet e inteligjencës, buxhetet dhe raportet financiare; raportet e ISA për shërbimet e inteligjencës; aktivitetet dhe gjetjet e organeve të eksperte për mbikëqyrje të inteligjencës, dhe çfarëdo hetimi në lidhje me sjelljen e shërbimeve të inteligjencës. Ky seksion shqyrton nevojat e parlamentit për këto informata për mbledhje me seancë plenare të hapur, në ndryshim nga komisionet parlamentare të mbikëqyrjes së inteligjencës, të cilat diskutohen më vonë.

4.1 PRIORITETET KOMBËTARE PËR INTELIGJENCË

Kohë pas kohe, zakonisht në bazë vjetore, ekzekutivi duhet të vendosë se cilat do jenë prioritetet e tij të inteligjencës në periudhën e ardhshme. Kjo për shkak se shërbimet e inteligjencës nuk duhet të jenë vetë-përcaktues të detyrave të tyre dhe për shkak se prioritizimi i kërcënimeve fokusi i inteligjencës janë çështje të nivelit të lartë politik.

Përcaktimi nga ekzekutivi i prioriteteve të inteligjencës ofron drejtimin politik të shërbimeve dhe shërben si bazë për planifikimin, buxhetimin, ndarjen e burimeve, operacionet dhe llogaridhënien.

Prioritetet kombëtare të ekzekutivit për inteligjencë (PKI) nuk duhet të klasifikohen.

Diskutimi parlamentar i PKI thellojnë përgjegjshmërinë dhe vendim-marrjen demokratike në një nga aspektet e politikës kombëtare që ndikon thellësisht në sigurinë dhe mirëqenien e personave nën juridiksionin e shtetit. Siguria kombëtare nuk do të dëmtohet si rezultat i ekspozimit të pasi që PKI mund t’i paraqiten parlamentit pa emërtuar individë dhe organizatave të veçanta, duke iu referuar në vend të tyre kategorive të tilla si “krim i organizuar”, “terrorizëm”, dhe “përhapja e armëve bërthamore.”

Informacionet e ndjeshme mund të hiqen nga versioni i PKI që paraqitet në parlament dhe mund t’i jepet në mënyrë konfidenciale Komisionit parlamentar të mbikëqyrës së inteligjencës.

4.2 POLITIKAT E EKZEKUTIVIT, AKTET RREGULLATIVE DHE VEPRIMET

Politikat e ekzekutivit, aktet rregullative mbi inteligjencën shpesh janë sekrete madje edhe në vendet me demokraci më të zhvilluar. Ky është një paradoks dhe i padëshirueshëm për shkak se ajo shkel parimin kryesor të përgjegjësisë. Rregullat kryesore që rregullojnë shërbimet e inteligjencës, sidomos në lidhje me metodat hetimore që shkelin të drejtat kushtetuese, duhet të jenë objekt i debatit dhe shqyrtimit parlamentar. Duhet të bëhet dallimi ndërmjet rregullave të departamenteve dhe procedurave që duhet të mbahen sekret për shkak se ato zbulojnë detaje të ndjeshme teknike të metodave operative, si dhe aktet rregullative të ekzekutivit dhe politikat që duhet të bëhen publike sepse ato janë pjesë integrale e qeverisjes demokratike.

Bazuar në legjislacionin mbi inteligjencën, ekzekutivi, duhet të paraqesë për shqyrtim dhe komente në parlament politikat dhe aktet rregullative të tij për temat e mëposhtme:

▪ ushtrimi i funksioneve dhe kompetencave të organizatave të inteligjencës, përfshirë kompetencat e tyre për të shkelur të drejtat kushtetuese

▪ politikat operative, duke përjashtuar detajet teknike të ndjeshme

▪ kontrollin ministror dhe marrëdhëniet ndërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe kryetarit të shtetit, kabinetit, dhe ministrit përgjegjës për inteligjencën.

▪ marrëdhëniet dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet organeve të ndryshme të inteligjencës, koordinimin e inteligjencës, dhe funksionet e secilit mekanizëm koordinues të inteligjencës kombëtare

▪ marrëdhëniet me shërbimet e huaja të inteligjencë, kriteret dhe rregullat për shkëmbimin e inteligjencës për individët me qeveritë e huaja

▪ sistemin disiplinor të shërbimeve të inteligjencës dhe mekanizmat e brendshëm për të garantuar respektimin e kushtetutës dhe sundimin e ligjit

Parlamenti është përgjegjës për mbikëqyrjen e ekzekutivit dhe institucionet shtetërore.

Prandaj kërkon informacione në lidhje me veprimet të rëndësishme të ekzekutivit në lidhje me shërbimet e inteligjencës. Veprimet përkatëse përfshijnë emërimin dhe shkarkimin e personelit të lartë; veprimet disiplinore ndaj personelit të lartë; autorizimet ministrore për operacionet ndërhyrëse kur ka një kërkesë ligjore (shih Instrumentin 5-Hutton) dhe reforma të mëdha dhe inovacione në lidhje me sistemet dhe operacionet e komunitetit të inteligjencës. Informacioni që është shumë i ndjeshëm për sferën publike duhet t’i paraqitet komisionit parlamentar mbikëqyrës mbi inteligjencën.

4.3 RAPORTET VJETORE MBI SHËRBIMET E INTELIGJENCËS

Në demokraci, publikimi i raporteve vjetore nga departamentet e qeverisë dhe organet të tjera të shtetit është një instrumentet e domosdoshëm për të siguruar përgjegjshmëri ndaj parlamentit dhe publikut në përgjithësi. Ai siguron një bazë për parlamentin për të përcaktuar nëse janë zbatuar prioritetet dhe politikat qeveritare dhe nëse tatimpaguesit kanë marrë vlerën e investuar. Nuk ka asnjë arsye për të përjashtuar shërbimet e inteligjencës nga kjo praktikë. Raportet vjetore të Shërbimit të Përgjithshëm Holandez të Inteligjencës dhe Sigurisë (AIVD) ofrojnë një shembull të shkëlqyer të dhënies së informacionit të plotë dhe të dobishëm pa kompromentuar sigurinë kombëtare.8

Raportet vjetore të shërbimit informativ duhet të mbulojë çështjet e mëposhtme (pa zbuluar detajet e ndjeshme): objektivat dhe prioritetet vjetore të shërbimit; vlerësimin e kërcënimeve kryesore ndaj sigurisë; cilëndo reformë të rëndësishme në politikat e inteligjencës, sistemet dhe operacionet; plotësimi i raportimit dhe funksionet e përgjegjshmërisë së shërbimit, si dhe përgjigjja e shërbimit ndaj kërkesave për informacion sipas legjislacionit mbi lirinë e informacionit.

4.4 VLERËSIMET E INTELIGJENCËS

Në shumë raste vlerësimet e komunitetit të inteligjencës për individë dhe organizata janë të papërshtatshme për paraqitjen në parlament për shkak të rrezikut të komprometimit të operacioneve të inteligjencës dhe hetimeve penale. Megjithatë, vlerësimet e inteligjencës që kanë të bëjnë me kategoritë e sigurisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë shpesh mund të publikohen pa rrezikuar shkaktimin e dëmeve.

TRE Nëse marrim për shembull, Shërbimi Kanadez për Inteligjencë dhe Siguri (CSIS) publikon

një sërë të materialesh përfshirë: botime të përmbledhura mbi tema si: siguria ekonomike, përhapja e armëve, dhe kundër-terrorizmi, një botim i quajtur Komentari i cili fokusohet në çështjet që lidhen me sigurinë e Kanadasë, si dhe një sërë raportesh hulumtuese të bazuara në vlerësime të CSIS mbi informacione nga burimet e hapura. Raportet vjetore të Shërbimit të Përgjithshëm Holandez të Inteligjencës dhe Sigurisë shkojnë aq larg sa përfshijnë komente mbi organizatat radikale dhe terroriste që janë përmendur me emër.9 Prezantimi i vlerësimeve të tilla në parlament dhe Komisionit/eve të mbikëqyrjes së inteligjencës është një formë e rëndësishme e përgjegjshmërisë, duke u mundësuar parlamentarëve, akademikëve, si dhe organizatave joqeveritare të debatojnë mbi perspektivat politike dhe të sigurisë të shërbimeve të inteligjencës. Me kalimin e kohës, një diskutim i mirë informuar parlamentar dhe publik mund të çojë në përmirësimin e këtyre perspektivave.

4.5 BUXHETET, RAPORTET FINANCIARE, DHE RAPORTET E INSTITUCIONEVE SUPREME TË AUDITIMIT

Në vendet demokratike parlamenti merr, rishikon dhe debaton buxhetet vjetore dhe raportet financiare të organeve qeveritare. Kjo është një formë e domosdoshme e përgjegjshmërisë, e cila u mundëson përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të mbikëqyrin dhe miratiojnë përdorimin e fondeve publike në përputhje me legjislacionin, politikat qeveritare, si dhe prioritetet dhe preferencat e vetë parlamentit. Versionet e plota të buxheteve dhe raporteve financiare të shërbimeve të inteligjencës, megjithatë, në mënyrë karakteristike paraqiten vetëm para një komisioni parlamentar mbikëqyrës dhe nuk i paraqiten parlamentit në tërësi (shih Instrumenti 8- Wills).

Shërbimet e inteligjencës janë rezistente ndaj ekspozimit të buxheteve të tyre për arsye se agjencitë e huaja të inteligjencës në këtë mënyrë do të fitonin avantazh mbi ta. Ky argument është i ekzagjeruar. Një agjenci e huaj nuk do nxirrte asnjë përfitim duke e ditur se sa para shpenzon një tjetër vend për organet e veta të inteligjencës. Madje në të vërtetë nuk do lindë ndonjë avantazh apo paragjykime nga zbulimi i ndarjes së shpenzimeve për personelin, shpenzimet operative dhe shpenzimet kapitale. Siguria mund të dëmtohet vetëm nëpërmjet deklarimit të një niveli shumë më të detajuar lidhur me objektivat, metodat, burimet, dhe rezultatet operative apo problemet (shih Kutinë 2).

Kutia 2: Publikimi i buxheteve dhe raporteve financiare të inteligjencës

Në vitin 2006, Komisioni Shqyrtues Ministror për Inteligjencë në Afrikën e Jugut shqyrtoi buxhetet e klasifikuara, raportet financiare, dhe planet strategjike të paraqitura në baza vjetore të shërbimeve të inteligjencës përpara komisionit parlamentar mbikëqyrës të inteligjencës. Komisioni arriti në përfundimin se publikimi i këtyre dokumenteve në asnjë mënyrë nuk do komprometonte operacionet e inteligjencës apo sigurinë e vendit. Komisioni u pajtua me pikëpamjen e Thesarit Kombëtar që buxhetet e inteligjencës dhe raportet financiare duhet të paraqiten në mënyrë transparente në parlament. Detajet e ndjeshme mund të kufizohen në dokumentet që do shqyrtohen në seanca të mbyllura të komisionit mbikëqyrës10

Në mënyrë të ngjashme, raporti vjetor i ISA për shërbimet e inteligjencës duhet të ketë dy versione: një raport publik që paraqitet në parlament dhe një raport të klasifikuar me më shumë detaje që paraqitet përpara komisionit përkatës parlamentar mbikëqyrës.

Legjislacioni që rregullon raportet e Auditorit të Përgjithshëm duhet të sigurojë mbrojtjen e informatave të ndjeshme (shih Kutinë 3).

4.6 BALLAFAQIMI ME SKANDALET E INTELIGJENCËS

Diskutimi i mësipërm u përqendrua në informacionet e inteligjencës që kërkon parlamenti si një gjë e natyrshme në mënyrë që të përmbushë përgjegjësinë e tij mbikëqyrëse.

Nëse ka një krizë që përfshin shërbimet e inteligjencës (p.sh., të dhëna për spiunimin e politikanëve), parlamenti mund të krijojë një komision hetimor apo t’i kërkojë njërit nga organet e specializuara të mbikëqyrjes së inteligjencës për të kryer hetimet. Rezultatet e hetimit duhet të paraqiten dhe të debatohen haptazi nga parlamenti. Nëse kjo nuk bëhet haptazi, atëherë nuk do të ketë besim të publikut në hetim dhe publiku nuk do të jetë i sigurt se çdo keqbërje është trajtuar siç duhet.

5. NEVOJAT PËR INFORMACION TË ORGANEVE TË