• Keine Ergebnisse gefunden

Raportimi financiar sipas ligjit të Zelandës së Re

Kjo kuti veçon disa dispozita të caktuara të Ligjit për Financat Publike të vitit 1984 dhe të Ligjit të Shërbimit të inteligjencës së sigurisë të vitit 1969, të cilët bashkërisht rregullojnë mënyrën në të cilën shërbimet e inteligjencës së Zelandës së Re përgatisin raportet financiare. Kutia krahason detyrimet e shërbimeve inteligjente me ato që vlejnë për organet tjera publike.

Sa më herët që është e mundur pas përfundimit të secilit vit fiskal, organet publike në Zelandë të Re (përfshirë shërbimet e inteligjencës) duhet të përgatisin raporte financiare që mbulojnë vitin e kaluar fiskal dhe t’i dorëzojnë ato tek ministri përgjegjës. Raportet duhet të përfshijnë të dhëna të plota financiare, si dhe informatat mbi operacionet e agjencisë dhe një pasqyrë të performancës së agjencisë. Në përgjithësi, raportet duhet të ofrojnë informata të bollshme për të mundësuar një vlerësim të qartë të performancës së agjencisë gjatë vitit të caktuar fiskal – sidomos në kuptimin e objektivave, indikatorëve dhe standardeve të vëna për agjencinë që në fillim të vitit.

Sa i përket shumicës së organeve publike, ligji detyron ministrin përgjegjës, pas pranimit të raportit, që ta paraqesë në parlament dhe ta publikojë atë sa më herët që të jetë e mundur. Megjithatë, për raportet e shërbimeve inteligjente, këto rregulla dallojnë. Në vend që të dorëzohet raporti i plotë në seancë plenare, ministri përgjegjës e dorëzon vetëm tek Komisioni i Inteligjencës dhe Sigurisë i parlamentit, anëtarët e të cilit kanë autorizim të shikojnë informatat e klasifikuara. Për seancën plenare, ministri përgatit një version të redaktuar, i cili duhet të përfshijë një pasqyrë të totalit të shpenzimeve. Ky version i redaktuar pastaj publikohet nga ministri.

TETË e veta, shitja e aseteve, si dhe të ardhurat qeveritare.16 Ligji francez kërkon që raportet

financiare të shërbimeve inteligjente të përfshijnë shtojca të hollësishme për secilin mision të shërbimit. Këto shtojca duhet të përmbajnë jo vetëm të dhëna financiare, por edhe vlerësimin e synimeve të politikave dhe rezultatet e dëshiruara të vendosura në fillim të ciklit buxhetor.17

Për të njëjtat arsye që citohen si më lart (shih nenin 3.3) në lidhje me informatat buxhetore, shërbimet inteligjente duhet të kenë versione publike të raporteve financiare sa më të hollësishme që është e mundur, pa rrezikuar fshehtësinë e punës së tyre, ose sigurinë kombëtare.

5. MBIKËQYRJA PARLAMENTARE

Kjo pjesë fokusohet tek roli i mbikëqyrjes që luhet nga parlamenti gjatë tri fazave të fundit të ciklit buxhetor – vëzhgimi dhe miratimi, implementimi, si dhe shqyrtimi ex post. Edhe pse puna e shërbimeve inteligjente përfshin çështje të ndjeshme, parlamentet duhet t’ia nënshtrojnë financat e shërbimeve inteligjente të njëjtit nivel kontrolliqë i bëhet financave të agjencive tjera publike. I vetmi lëshim që mund të bëhet është përdorimi i mekanizmave më të kujdesshëm të mbikëqyrjes.

Domosdoshmërisht, pjesa më e madhe e mbikëqyrjes parlamentare të shërbimeve inteligjente bëhet prapa dyerve të mbyllura. Por, mbetet me rëndësi që deputetët të informojnë publikun për punën në mbikëqyrje përmes raporteve publike dhe dëgjimeve publike (shih Instrumentin 3—Nathan). Transparenca promovon besimin publik jo vetëm tek mbikëqyrja parlamentare, por edhe tek puna e shërbimeve të inteligjencës.

5.1 KONTROLLIMI DHE MIRATIMI I BUXHETEVE

Në shumicën e vendeve demokratike, parlamentet kontrollojnë, amendojnë dhe miratojnë buxhetet e agjencive që propozohen nga ekzekutivi. Nuk ka arsye të vlefshme se pse buxhetet e shërbimeve të inteligjencës duhen përjashtuar nga ky proces.

Për të mbrojtur informatat e klasifikuara, parlamentet mund të krijojnë mekanizma të veçantë për të kontrolluar pjesët e klasifikuara të buxhetit. Megjithatë, pavarësisht nga mekanizmat që përdoren, seanca plenare gjithmonë duhet të votojë buxhetin e shërbimit inteligjent si pjesë të miratimit të buxhetit qeveritar. Votat në senacë plenare duhet të jenë plotësim, e jo zëvendësim, i kontrollit të plotë nga njëri apo kombinimit të: komisionit të buxhetit, komisionit mbikëqyrës i inteligjencës, apo një komision i veçantë konfidencial.18 5.1.1 Komisionet buxhetore

Disa parlamente përdorin komisione standarde buxheti (apo caktimi fondesh) për të kontrolluar financat e shërbimeve të inteligjencës. Këto komisione mund të caktojnë anëtarë, të njohur si raportues, që të marrin përgjegjësi për një shërbim, ministri apo mision të caktuar. Raportuesit e tillë zakonisht hartojnë raporte me rekomandime në bazë të të cilave komisioni i diskuton me gjithë anëtarët, amendon dhe miraton buxhetet e shërbimit.

Komisionet buxhetore në shumë kuptime janë të afta të vlerësojnë buxhetin e shërbimeve të inteligjencës brenda kontekstit të gjerë të gjithë buxhetit të ekzekutivit. Por, në mungesë të raportuesve specialë, anëtarët e komisionit mund të mos kenë kohën apo ekspertizën lëndore që të kontrollojnë siç duhet buxhetet e shërbimeve të inteligjencës.

Komisionet buxhetore priren gjithashtu të mos kenë qasjen e mjaftueshme në informata të klasifikuara, gjë që kufizon edhe më shumë aftësinë e tyre që të ekzaminojnë buxhetet e shërbimeve.

5.1.2 Komisionet e mbikëqyrjes së inteligjencës

Komisionet mbikëqyrëse të inteligjencës kanë qasje në informata të klasifikuara që nuk i ofrohen deputetëve të tjerë (shih Instrumentin 2—Farson, dhe Instrumentin 3—Nathan).

Ato zakonisht fokusohen tek shqyrtimi ex post i aktiviteteve të shërbimeve inteligjente, duke përfshirë financat e tyre. Megjithatë, në disa vende, përgjegjësitë e tyre zgjerohen edhe tek kontrolli buxhetor por edhe miratimi. Në Hungari, Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare kontrollon dhe jep mendime për buxhetet e propozuara për shërbime të inteligjencës. Kjo përfshin kontrollimin e pjesëve të klasifikuara të buxhetit që nuk i vihen në dispozicion parlamentit në senacë plenare.19 Procesi akoma më kompleks i Kongresit Amerikan përshkruhet në kutinë 4. Në vende të tjera (p.sh. në Gjermani, shih Kutinë 5), komisionet e mbikëqyrjes së inteligjencës luajnë rol dytësor, duke këshilluar komisionet tjera (si ato të buxhetit apo ndarjes së fondeve) që kanë përgjegjësi primare kontrollin e buxhetit.

Komisionet e mbikëqyrjes së inteligjencës janë veçanërisht të afta të shqyrtojnë dhe kuptojnë buxhetet e shërbimeve të inteligjencës për shkak të afërsisë së tyre me aktivitetet, procedurat dhe politikat e shërbimit. Por, efektshmëria e kontrollit të tillë varet nga disa faktorë:

▪ burimet e komisionit, kompetencat e hetimit, si dhe qasja në informata të klasifikuara

▪ masa në të cilën anëtarët e komisionit kanë kohën, personelin dhe ekspertizën për ushtrimin e përgjegjësive të tyre

▪ Vullneti i anëtarëve të komisionit për të kryer përgjegjësitë e tyre

▪ aftësia e komisionit për të ndikuar në procesin buxhetor (sidomos kur roli i tij është këshillimor)

TETË

Në rrethanat e duhura, komisionet e mbikëqyrjes së inteligjencës me përgjegjësi të konsiderueshme buxhetore mund të përdorin (në bashkëpunim me komisione tjera përkatëse) kompetencën për të siguruar që buxhetet e propozuara të marrin parasysh rekomandimet e mëparshme të komisionit mbi mënyrat e përmirësimit të efektshmërisë, efikasitetit dhe respektimit të ligjit.

Kutia 4: Kontrolli dhe miratimi nga Kongresi i buxhetit të shërbimit amerikan të