• Keine Ergebnisse gefunden

Legjislacioni për mbrojtjen dhe qasjen në informata

Në vendet demokratike, debati për sekretin e inteligjencës dhe të transparencën siç u përshkruara më lartë nuk është zgjidhur përfundimisht dhe përgjithmonë. Ky mund të jetë një terren luftimi, veçanërisht gjatë kohës së krizës të inteligjencës dhe skandaleve, dhe lavjerrësi mund të lëkundet drejt hapjes më të madhe ose drejt fshehtësisë më të madhe në varësi të rrethanave politike dhe të sigurisë të vendit, sjellja e shërbimeve të inteligjencës si dhe këndvështrimet e ekzekutivit, parlamentit dhe publikut.

Megjithatë, në kuptimin formal debati zgjidhet përmes legjislacionit që merret me qasjen në dhe mbrojtjen e informatave të mbrojtura shtetërore. Legjislacioni zakonisht përfshin temat në vijim:

TRE

▪ parimet dhe kriteret për klasifikimin dhe deklasifikimin e informacionit.

▪ kompetencat dhe procedurat për klasifikimin e deklasifikimin.

▪ rishikimin e klasifikimit nga gjyqësorin apo ndonjë nivel tjetër ilartë për .

▪ të drejtën e individëve dhe grupeve të interesit publik për të fituar qasje në informacionet e ruajtura shtetërore.

▪ procedurat për aplikimin për një qasje të tillë dhe të drejtën e ankesës, nëse qasja mohoet.

▪ rolin e gjykatave në gjykimet e mos-marrëveshjeve rreth klasifikimit dhe qasjes

▪ dënimet për eksposimin e paligjshëm të informacionit

Shërbimet e inteligjencës zakonisht janë përgjegjës për klasifikimin e informatave të ruajtura shtetërore dhe për hartimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar. Ato mund të jenë të përfshira gjithashtu edhe në hartimin e legjislacionit. Kjo krijon rrezikun që ligji do të anojë në favor të sekretit të tepruar. Pasi që shërbimet e inteligjencës kanë një paragjykim funksional drejt fshehtësisë dhe kundër transparencës, përgjegjësia për hartimin e legjislacionit duhet të bierë mbi ministrinë e drejtësisë apo çështjeve kushtetuese.

Parlamenti dhe komisionet e tij mbikëqyrës, të tilla si ato që kanë të bëjnë me çështjet kushtetuese dhe me inteligjencën, kanë një rol vendimtar për të luajtur për të siguruar që legjislacioni është në përputhje me normat demokratike. Ata mund të përmirësojë cilësinë dhe karakterin demokratik të ligjit duke i bërë thirrje ekzekutivit për të paraqitur një motivim publik për legjislacionin dhe çdo dispozitë kundërthënëse; duke lehtësuar debate të thella ndërmjet partive politike, duke mbajtur dëgjime publike që u mundësojnë individëve, mediave dhe grupeve tjera të interesit për të komentuar mbi draft legjislacionin, dhe duke ndryshuar projektligjin. Në instancën e fundit, i mbetet parlamentit qe të miratojë legjislacionin.

Në demokracitë e reja, parlamentarët mund të përfitojnë nga një rishikim krahasues ndërkombëtar në mënyrë që të konstatojë praktikat më të mira.6 Sa më poshtë vijon mund të thuhet se përbën praktikë të mirë në lidhje me ligjet që rregullojnë qasje në dhe mbrojtjen e informacionit:

▪ Legjislacioni duhet të njohë në mënyrë të qartë rëndësinë e transparencës dhe qasjes në informata, si parime themelore të demokracisë të cilat promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, qeverisje të mirë, përgjegjësisë publike dhe debat të informuar.

Legjislacioni duhet të deklarojë se klasifikimi i informacionit rrjedhimisht është një masë e jashtëzakonshme që duhet të përdoret me masë.

▪ Legjislacioni në mënyrë të qartë duhet të kërkojë parandalimin e kufizimeve të papërshtatshme për qasje në informata (Kutia 1).

▪ Kriteret për klasifikimin e informacionit duhet të tregojnë se mund të rezultojnë dëme të konsiderueshme me një shkallë të arsyeshme të sigurisë në rast të ekspozimit publik të informacionit. Legjislacioni nuk duhet të lejojnë përdorimin e klasifikimit sekret mbi bazën e përcaktimit të mjegullt të “sigurisë kombëtare” ose “interesit kombëtar”.

▪ Kriteret në lidhje me ekspozimin dhe mos ekspozimin e informatave duhet të jenë të sakta dhe të thjeshta në mënyrë që të lehtësojë marrjen e vendimit të shëndoshë dhe të qëndrueshëm nga zyrtarët e qeverisë dhe për të siguruar që individët të kuptojnë

se si ata mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë informata të ruajtura shtetërore.

▪ Legjislacioni duhet të sigurojë shqyrtimin e ligjit mbi informacionin e klasifikuar në intervale të caktuara (p.sh. çdo pesë vjet) dhe zyrtarët përgjegjës duhet të informojnë publikun për rezultatet e këtyre rishikimeve.

▪ Kur kërkesa e një personi për informatë të ruajtur shtetërore refuzohet, zyrtari përgjegjës duhet të njoftojë kërkuesin për arsyen e mos zbulimin dhe për kohëzgjatjen e dokumenteve sekrete. Ligji duhet të sigurojë që parashtruesi i kërkesës mund, në mbështetje të një interesi të ligjshëm personal ose publik, të kërkojë nga zyrtari përkatës të heqë informatën nga lista e dokumenteve sekrete. Kur zyrtari i refuzon kërkesën, parashtruesi i kërkesës duhet të ketë të drejtë të ankohet kundër vendimit.

Ankesa duhet të shqyrtohet nga një gjykatës.

▪ Legjislacioni duhet të garantojë klasifikimin e informacionit se sa klasifikimin e dokumenteve. Kjo do u mundësonte zyrtarëve qeveritarë të klasifikojnë informatat e ndjeshme në një dokument, pa pasur nevojë të klasifikojnë tërë dokumentin.

Dokumentet e tilla pastaj mund të zbulohen publikisht në një formë të redaktuar.

▪ Kur informacioni i klasifikuar është i rëndësishëm për proceset gjyqësore, vendimi për ta parë informacionin me dyer të mbyllura apo në sallë të hapur duhet të merret nga gjyqtari se sa nga ekzekutivi.

▪ Legjislacioni duhet t’i mundësojë personit të akuzuar për zbulim të paligjshëm të informacionit të klasifikuar të ndërtojë mbrojtjen e tij me ekspozimin “për interesa publike.” Kjo mund të ndodhë për shembull atëherë kur një gazetë zbulon detajet e përgjimit të paligjshëm nga një agjenci e inteligjencës. Vlefshmëria e mbrojtjes së interesit publik duhet të përcaktohet nga gjyqtari që shqyrton rastin.

▪ Legjislacioni duhet të parashikojë detyrimin për ekzekutivin për të ndërmarrë hapa në promovimin dhe lehtësimin e qasjes publike ndaj informatave të ruajtura shtetërore duke përfshirë, siç diskutohet më poshtë, informacionet mbi shërbimet e inteligjencës.

Kjo listë me elemente të praktikës së mirë të legjislacionit ka të bëjë me çështje procedurale po aq sa edhe me çështje thelbësore dhe ka lidhje me informacionet e ruajtura shtetërore që përfshin por nuk kufizohet në informacionin në lidhje me komunitetin e inteligjencës.

Seksionet në vijim përqendrohen në aspektet thelbësore të inteligjencës që do duhet të vihen në dispozicion të organeve të ndryshme mbikëqyrëse.

Kutia 1: Shmangia e klasifikimit të papërshtatshëm të informacionit

Urdhri Ekzekutiv i SHBA për klasifikimin thotë se e informatat nuk mund të klasifikohen në mënyrë që të fshehin shkeljet ligjore, paaftësitë, ose gabimet administrative; parandalimin e vënies në siklet të një personi, organizate ose agjencie apo të pengojë ose vonojë lëshimin e informacionit që nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurisë kombëtare. Në mënyrë të ngjashme, Akti Slloven i Mbrojtjes së Informacionit të Klasifikuar ndalon klasifikimin e informacionit në lidhje me krimet. Në Meksikë dhe Peru, legjislacioni përkatës pengon klasifikimin e informacionit në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.7

TRE