• Keine Ergebnisse gefunden

Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Afrikës së Jugut

Auditori i Përgjithshëm (AP) i Afrikës së Jugut ka kompetenca të fuqishme të cilat ai apo ajo mund t’i shfrytëzojë për të pasur qasje në informatat e nevojshme. Kjo kuti bën një përmbledhje të këtyre kompetencave. Megjithatë, duhet të theksohet se në praktikë, përfshirja e kompetencave të tilla në kornizën ligjore të AP-së, nuk siguron medoemos ekspozimin e informatave të rëndësishme nga shërbimet e fshehta të inteligjencës.44 Qasje në informata

Gjatë kryerjes së auditimit, ligji i jep AP-së qasje të plotë dhe të pakufizuar në të gjitha kohët e arsyeshme:

▪ në çdo dokument, shënim të shkruar apo në formë elektronike, apo në pjesë të tjera të informatave të cilat janë në posedim të subjektit të auditimit që sqaron veprimtarinë, aktivitetin financiar, pozitën financiare, apo performancën e subjektit të auditimit

▪ në çdo aset që subjekti i auditimit e posedon apo e ka nën kontroll

▪ te cilido përfaqësues i subjektit të auditimit apo pjesëtari të stafit të tij Kompetencat e auditimit

Gjatë kryerjes së auditimit, AP mund:

▪ të urdhërojë një person që të shpalosë nën betim, me gojë apo me shkrim, informatat të cilat mund të jenë të rëndësishme për auditimin – përfshirë informatat konfidenciale, të fshehta apo të klasifikuara.

▪ t’i parashtrojë pyetje çdo personi lidhur me ato informata.

Veç kësaj, gjatë kryerjes së një auditimi, AP mund të kërkojë nga një gjyqtar urdhër për:

▪ të hyrë në një pronë, mjedis, apo mjet transporti, bazuar në dyshim të arsyeshëm se në to janë të fshehura informata të rëndësishme.

▪ të kontrolluar çdo pronë, mjedis, apo mjet transporti, si dhe çdo person në objekt apo mjet, për informata përkatëse

▪ të sekuestruar çdo informatë që mund të jetë e rëndësishme për qëllime të përfundimit të auditimit.

Në përgjithësi, e drejta e AP-së për të pasur qasje në informata të nevojshme është më e lartë se obligimi i shërbimeve të inteligjencës për të mbajtur konfidencialitetin. Për shembull, një person i cili në kushte normale e ka të ndaluar shpalosjen e informatave që kanë të bëjnë me një çështje të inteligjencës mund të detyrohet që t’i shpalosë ato informata para AP-së. Në raste të tilla, respektimi i kërkesës së AP-së nuk konsiderohet shkelje e detyrimit të personit për mos-zbulim

qasje në informatat lidhur me burimet, metodat dhe veprimet e fshehta të “llogarive të paregjistruara”.46 Kufizimet në qasje në informata e pengojnë punën e GAO-s dhe të homologëve të saj në shtetet e tjera; ato mund të shpjenë në zvogëlimin e efektshmërisë dhe tërësisë së mbikëqyrjes së pavarur financiare.

Madje edhe atëherë kur ligji u jep ILA-ve qasje të plotë dhe kompetenca të forta zbatuese, këto kompetenca mund të mos jenë të mjaftueshme për të siguruar qasje në të gjitha informatat që ILA i cilëson si të rëndësishme. Për shkak të natyrës konfidenciale të shumicës së çështjeve të ndërlidhura me inteligjencën, ILA-t përballen me pengesa praktiligjike në qasje në lloje të caktuara të informacionit. Në veçanti, ato do ta kishin të vështirë të intervistonin informatorë me pagesë, sigurimin e informatave për operacionet e fshehta dhe verifikimin e ekzistimit të aseteve të përdorura nga agjentët e fshehtë.

Ndikimi i auditimeve dhe kufizimet ligjore e praktike mbi qasjen në informata varen, ndër të tjera, nga lloji i auditimit që bëhet dhe nga gatishmëria për bashkëpunim e shërbimit të inteligjencës. Në disa rrethana, kufizimet në qasjen në informata mund të dobësojnë në mënyrë domethënëse aftësinë e ILA-së për ta kryer punën, duke cënuar integritetin e procesit të auditimit dhe duke rezultuar me një nivel të cilësisë së garancive nga auditimi që lë për të dëshiruar. Në të vërtetë, është veçanërisht problematike nëse auditorët nuk janë në dijeni që informatat, të cilat do të mund t’i kishin ndryshuar përfundimet e tyre, janë fshehur prej tyre. Në mungesë të informatave të tilla, ata madje mund të nxjerrin konkluzione të pakualifikuara që japin një përshtypje të pasaktë të garancive të auditimit dhe llogaridhënies.

Probleme të këtilla ka më shumë gjasa që të shfaqen në ato shtete ku autoriteti dhe pavarësia e ILA-së nuk është vendosur plotësisht dhe/ose ILA ka një marrëdhënie të keqe me shërbimet e inteligjencës që u janë nënshtruar auditimit. Në qoftë se një ILA vlerëson që kufizimet në qasjene saj në informata kanë dëmtuar aftësinë e saj për të dhënë mendim të saktë mbi auditimin, standardet ndërkombëtare të auditimit përcaktojnë që ILA-ja të japë një mendim të kualifikuar. Respektimi i kësaj detyre profesionale siguron që çfarëdo kufizimesh ligjore apo praktike të qasjes në informata të merren parasysh në mendimet dhe raportet e auditimit.

6.6 MBROJTJA E INFORMATAVE

Për t’i siguruar si shërbimet e inteligjencës ashtu edhe ekzekutivin që informatat që u zbulohen auditorëve do të mbahen konfidenciale, shumë ILA kanë krijuar njësi speciale për të kryer auditimet e inteligjencës, që janë të vendosura në mjedise të sigurta dhe kanë personel të çertifikuar për aspekte sigurie. (Si rregull i përgjithshëm, personeli i ILA-së që auditon të dhënat e shërbimit të inteligjencës duhet t’i nënshtrohet standardeve të njëjta të sigurisë sikurse personeli i shërbimit të inteligjencës me që kaqasje në ato të dhëna.47) Trajtimi i informatave konfidenciale në mënyrë profesionale krijon mirëbesim ndërmjet ILA-ve dhe shërbimeve të inteligjencës, si dhe rrit gjasat që informatat të ofrohen me gatishmëri në të ardhmen.

6.7 RAPORTET

Raportet janë mjeti kryesor përmes të cilit auditorët komunikojnë gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Përfituesit e raporteve të auditimit përfshijnë menaxhmentin e shërbimit të inteligjencës, zyrtarët e ekzekutivit, parlamentarët dhe pjesëtarët e opinionit

TETË të gjerë. Shpeshherë, këto palë të interesit ndërmarrin veprime që bazohen kryesisht

në raportet e ILA. Ç’është më e rëndësishme, parlamentarët i përdorin raportet e ILA si bazë për mbikëqyrjen që u bëjnë financave të shërbimeve inteligjente. Me të vërtetë, gjetjet dhe rekomandimet e ILA-ve mund të kenë ndikim mbi shërbimet e inteligjencës dhe ekzekutivin kryesisht përmes vendimeve parlamentare mbi buxhetet e ardhshme.

6.7.1 Fshehtësia

Meqë raportet e ILA për shërbimet e inteligjencës përmbajnë referenca për informata të klasifikuara, versionet e paredaktuara mbahen zakonisht të fshehta nga publiku, madje edhe shumica e deputetëve të parlamentit. Ligji dhe/ose praktika e zakonshme ua lejon zakonisht qasjennë versionin e plotë (të klasifikuar) të raporteve vetëm menaxhmentin të lartë të shërbimeve të inteligjencës, zyrtarëve të lartë të ekzekutivit, anëtarëve të komisioneve parlamentare për mbikëqyrjen, dhe, në disa raste, anëtarëve të komisioneve parlamentare për financat/buxhetin.

Ndonëse informatat e ndjeshme lidhur me sigurinë kombëtare që përmbajnë raportet e ILA-ve padyshim që duhet të qëndrojnë brenda “rrethit të sigurisë,” shumë pjesë të këtyre raporteve munden dhe duhet të bëhen publike. Në këtë kontekst, Auditori i Përgjithshëm i Afrikës së Jugut ka deklaruar që raportet e tij për shërbimet e inteligjencës duhet të bëhen publike meqë në ato nuk ka asgjë që, në qoftë se do të zbulohej, do të ishte në dëm të shërbimeve apo të rrezikonte sigurinë e vendit.48

Bllokimet tërësore të publikimit të auditimeve të shërbimeve të inteligjencës dhe klasifikimi rutinor i përmbajtjes së tyre nuk janë në përputhje me parimet themelore demokratike të transparencës, qeverisjes së hapur dhe lirisë së informimit. Në lidhje me këtë çështje, kushtetuta e Afrikës së Jugut është sidomos përparimtare duke kërkuar zbulimin e të gjitha raporteve të përgatitura nga Auditori i Përgjithshëm, duke përfshirë këtu ato në lidhje me shërbimet e inteligjencës, me kusht që nga ato të fshihen informatat e ndjeshme.49 Në përgjithësi, klasifikimi duhet të përbëjë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm dhe të lejohet atëherë kur është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave legjitime të sigurisë kombëtare.

Anëtarët e shërbimeve të inteligjencës apo të ekzekutivit në asnjë rast nuk duhet të kenë mundësi që dispozitat për fshehtësinë t’i përdorin për të fshehur përdorimin e paligjshëm të fondeve publike. Praktikë e mirë është që ligji të përmbajë një dispozitë të veçantë që në mënyrë të qartë të shprehë lejimin e zbulimit të informatave të klasifikuara kur kjo është e domosdoshme për ta zbuluar shkelje. Citati i mëposhtëm nga Ligji jugafrikan për auditim publik e përshkruan këtë lloj dispozite:

(1) Auditori i Përgjithshëm duhet të ndërmarrë hapa paraprakë për t’u ruajtur nga zbulimi i informatave të fshehta apo të klasifikuara.

(2) Hapat e ndërmarrë sipas nënparagrafit (1) nuk duhet të pengojnë zbulimin e çfarëdo gjetjeje të auditimit nga Auditori i Përgjithshëm apo ndonjë auditor i autorizuar të çfarëdo shpenzimi të paautorizuar, shpenzimi të parregullt apo shpenzimi të pafrytshëm apo të kushtueshëm…apo të çfarëdo veprimi tjetër të parregullt apo kriminal në lidhje me aktivitetin financiar të subjektit që auditohet, por asnjë zbulim i këtillë nuk mund të përfshijë fakte të cilat në rast të zbulimit do të ishin në dëm të interesave kombëtare.50

6.7.2 Bërja publike e informatave

ILA-t duhet që, si minimum, t’i bëjnë publike llojet e mëposhtme të informatave lidhur me auditimet/shqyrtimet e tyre të shërbimeve të inteligjencës:

listën e auditimeve që ILA i ka kryer apo do t’i kryejë

Përmbajtja e secilës referencë mund të mjaftohet me titullin dhe një sqarim të shkurtër.51

mendimin themelor i auditimit rreth pasqyrave financiare të shërbimit

Mendimi themelor, i cili është zakonisht një dokument shumë i shkurtër, zbulon pak informata por konfirmon që ka pasur ndërveprim me shërbimin.

Versionet publike të raporteve të klasifikuara

ILA-t duhet t’i nxjerrin versionet publike të raporteve të tyre, duke përfshirë auditimet periodike dhe të performancës që adresojnë shërbimet e inteligjencës (shih Kutinë 8, për shembull). Kjo mund të bëhet përmes redaktimit (fshirjes) së informatave të ndjeshme nga versionet e klasifikuara të raporteve, duke nxjerrë një version të veçantë publik të raporteve, ose duke i përfshirë të gjitha informatat e klasifikuara nëpër shtojca të cilat nuk bëhen publike. Ndonëse shumica e organeve parlamentare dhe eksperte të mbikëqyrjes nxjerrin versione publike të raporteve të tyre, kjo praktikë ende nuk është shumë e përhapur ndërmjet ILA-ve.

6.8 RËNDËSIA E TRANSPARENCËS NË PUNËN E ILA VE

Në ruajtjen e parimeve të qeverisjes demokratike, publiku duhet të dijë sa më shumë që është e mundur – duke respektuar kufizimet e konfidencialitetit të diskutuara më lart – për punën e ILA-ve dhe raporteve të tyre për shërbimet e inteligjencës. Informimi i publikut për auditimet e ILA-ve mbi shërbimet e inteligjencës ndihmon në krijimin e besimit dhe mbështetjes për shërbimin e audituar, por edhe për ILA-në. Sigurimi i publikut që komuniteti i inteligjencës i nënshtrohet vëzhgimit të mirëfilltë ndihmon në perceptimin e dobishëm që shërbimet e inteligjencës janë duke vepruar në mënyrë profesionale, duke shfrytëzuar fondet në mënyrën e duhur, si dhe duke vepruar brenda kornizës ligjore.

Për më tepër, transparenca ndihmon në rënien e miteve për shërbimet e inteligjencës – që ka të bëjë veçanërisht me përdorimin e fondeve publike. Kjo veçanërisht është e domosdoshme në vendet ku niveli i besimit tek shërbimet e inteligjencës mbetet i ulët dhe shërbimet më parë kanë keqpërdorur fondet. Gjithashtu shërben për të krijuar dhe informuar debatin publik për rolin e mirëfilltë të shërbimeve të inteligjencës. Kjo mund të jetë e rëndësishme kur qeveritë përballen me deficite të mëdha buxhetore dhe duhet të shkurtojnë shërbimet publike.

TETË