• Keine Ergebnisse gefunden

The Banking System in Kosovo and its Role in Economic Development

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Aktie "The Banking System in Kosovo and its Role in Economic Development"

Copied!
6
0
0

Wird geladen.... (Jetzt Volltext ansehen)

Volltext

(1)

Munich Personal RePEc Archive

The Banking System in Kosovo and its Role in Economic Development

Govori, Florije

26 January 2009

Online at https://mpra.ub.uni-muenchen.de/24536/

MPRA Paper No. 24536, posted 23 Aug 2010 19:53 UTC

(2)

Sistemi Bankar n ё Kosov ё dhe Roli i tij n ё Zhvillimin Ekonomik

Nё skemёn e riaftёsimit tё rrjetёs sё infrastrukturёs pёr ngritjen e ekonomisё kosovare, pёrfshihej edhe ngritja e institucioneve financiare ndёr tё cilat ABPK (Autoriteti Bankar dhe i Pagesave tё Kosovёs). Ky autoritet me status tё veçantё kishte pёr qёllim sigurimin e njё sistemi tё qёndrueshёm monetar i cili do tё pёrkujdesej pёr pagesat e brendshme, likuiditetin, solventitetin dhe funksionimin efikas tё sistemit bankar nё Kosovё1.

Nё ngritjen e sistemit financiar mendohet tё jenё aplikuar praktikat dhe standardet mё tё mira ndёrkombёtare. Struktura institucionale ёshtё e larmishme si: Banka Komerciale, Kompani tё Sigurimit, Fonde tё Pensioneve, Institucione Mikrofinanciare, Asociacione Kreditore dhe Institucione Financiare Jobankare, tё liçencuara dhe tё mbikqyruna nga ABPK2.

Institucionet financiare - Bankat Komerciale

Pёr njё periudhё relativisht tё shkurtёr, institucionet financiare shёnuan zhvillim tё hovshёm. Bankat Komerciale mbuluan gjithё territorin e Kosovёs. Pёrderisa ato vendore zgjeronin rrjetin e korrespondimit me bankat e jashtme, dy bankat me kapital tё jashtёm futёn produktet e reja bankare si ATM, E-bankingun dhe terminale POS.

Depozitat kishin njё rritje vjetore mesatarisht prej 20% dhe pёrbёnin burimin kryesor tё mjeteve nё kёto institucione. Sa i pёrket kreditimit tё sektorёve jofinanciar, edhe pse ёshtё shёnuar rritje e dukshme tri vitet e fundit, pёrqindja e rritjes vjetore nё bilancin e bankave nuk ka tejkaluar ndryshimin prej 7%.

Pёrkundёr arritjeve tё mёdha nё kёtё sektor pёr njё periudhё tё shkurtёr, bankat

1 Njё program pёr rindёrtimin dhe rimёkёmbjen nё Kosovё, Nëntor 1999. Pёrgatitur nga Komisioni Evropian, Banka Botёrore dhe Kombet e Bashkuara nё Kosovё.

2 Tani BQK.

(3)

komerciale vendore u përballën me sfida të reja, duke marr parasysh kufizimet nё aftёsitё menaxhuese pёr ndёrtimin dhe zhvillimin e strategjive operuese, ndjekjen e produkteve tё reja dhe gjithsesi uljen dhe kontrollin e shpenzimeve tё administrimit, si kusht për mbijetesën e tyre3.

Indikatorёt e Bankave Komerciale nё Kosovё

Pёrgjatё kёsaj periudhe, normat e interesit tё paguara pёr depozita ishin tё ulta krahasuar me normat e interesit nё huatё e dhёna nga bankat komerciale. Deri nё vitin 2004 normat e interesit nuk shёnojnё ndonjё ndryshim tё madh. Pas kёtij viti kishte lёvizje nё tё dy drejtimet, por nё interesin e huave bankare vёrehen paqёndrueshmёri mё tё mёdha.4

Diagrami 1. NI nё Bankat Komerciale

Burimi:AQBK

Diferenca e gjerё e realizuar ndёrmjet interesit tё paguar nё depozita dhe interesit tё marr nga huatё pёrgjatё kёsaj periudhe, krijoi njё korridor mjaft tё levёrdishёm pёr bankat (Diagrami1). Ky korridor jo vetёm qё mbulonte shpenzimet e larta tё bankave, por siguronte edhe norma kthimi atraktive tё cilat tejkalonin mesataren e

3 Ndёrkohё njё bankё falimentoi dhe dy të tjera u blenё nga banka tё jashtme. Kjo bёri qё tё ndryshojё edhe struktura e kapitalit të bankave komerciale qё veprojnё nё vend.

4 Kёto variacione janё pёrllogaritur dhe prezantuar si mesatare pёr periudhen 2001-2007 edhe nё Tabelёn 1.

(4)

rajonit pёr 36%, dhe mesataren e Evropёs Perëndimore pёr 50%. Norma e kthimit nё kapital tejkalon mesataren e top pesёdhjetё bankave mё tё mёdha evropiane pёr 30%. Neto marxhina e interesit ёshtё tri herё mё e lartё se mesatarja evropiane, ndërsa shpenzimet (duke pёrjashtuar ato tё interesit nё depozita) qëndrojnё me 50%

mbi mesataren e bankave komerciale nё Gjermani.

Tabela 1. Gjerёsia e variacionit nё normat e interesit nё vend dhe euozonё5 Nё vend Nё eurozonё

Gj V –interesi nё depozita 1.3 0.49

Gj V – interesi nё kredi 1.52 0.38

Gj V – ndёrmjet i nё depozita dhe i nё kredi 13.8 1.9

σ2 – interesi nё depozita 0.213 0.025

σ2 – interesi nё kredi 0.47 1.5

Sa i pёrket konkurrencёs brenda sektorit bankar, ajo ekzistonte nё cilёsinё e shёrbimeve por jo edhe nё çmime. Disa nga bankat vendore humbёn hapin dhe u blenё nga banka tё jashtme.

Cili ishte roli i kёtyre institucioneve nё ekonominё kosovare dhe sa u pёrmbushёn nevojat reale pёr zhvillimin ekonomik dhe financiar tё qёndueshёm?

Huatё bankare pёrgjatё kёsaj periudhe pёrbёnin 20 deri 24% tё BPV qё ishte e ultё krahasuar me vendet tjera (nё vendet nё zhvillim kjo pёrqindje arrin deri 75%, ndёrsa nё vendet e zhvilluara tejkalon 160%). Kёto hua ishin pёrqendruar kryesisht nё sektorin e tregtisё, hotelerisë, turizmit dhe shёrbime të tjera me 84%. Industria e cila konsiderohet tё jetё gjeneruese e zhvillimit ekonomik pёrbёnte 13%, dhe agrikultura 3%. Ndёrsa, aktiviteti kreditor i ndёrmjetёsve të tjerё financiarё si:

Institucionet Mikrofinanciare, Asociacionet Kreditore dhe Institucionet tjera financiare jobankare arrinte 2,6% tё BPV. Pjesёmarrja nё kreditimin e gjithmbarshёm arrinte 12.6%. Kreditimi nga kёto institucione kryesisht ёshtё bёrё

5Vlerat janё kalkuluar nga tё dhёnat e publikuara nё raportet e AQBK dhe ECB.

(5)

nё sektorin bujqёsor, prodhues dhe sektorё nё biznese tё vogla. Normat e interesit nё kёto kredi sillen ndёrmjet 10% deri 24%.

Kushtet e huave tё ofruara nga bankat tё cilat karakterizohen me norma tё larta interesi dhe afate tё shkurtёra kthimi, ishin tё papёrballueshme pёr shumicёn e bizneseve tё mesme dhe tё vogla. Normat e larta tё interesit dhe afatet e shkurtёra tё kthimit arsyetoheshin me pasiguritё qё e shoqёronin tregun kosovar. Por ato shpejtё u bёnё njё pengesё serioze pёr rritjen e bizneseve ekzistuese dhe ngurrim pёr ndёrmarrёsi tё reja nё kёtё fushё.

Diagrami 2. Struktura e kredive bankare

Në ooo €

Burimi: AQBK (Raporte vjetore)

Njё mungesё e madhe e sistemit financiar pёrgjatё kёtyre viteve ishte mosprania e bankave tё specializuara pёr kreditimin e fushave tё caktuara ekonomike. Kur merret parasysh gjerёsia dhe thellёsia e njohurive nё fusha pёrkatёse, prezenca e institucioneve bankave tё specializuara do tё ndihmonte nё alokim mё efikas tё mjeteve nё veprimtari profitabile nё degё tё caktuara tё ekonomisё (me interes tё veçantё do tё ishte sektori prodhues), dhe gjithsesi nё rritjen e konkurrencёs brenda sistemin bankar.

(6)

Referenca

Raporti vjetor 2004 Prishtinё, Maj 2005, ABPK.

Raporti vjetor 2005 Prishtinё, Maj 2006, ABPK.

Raporti vjetor 2006 Prishtinё, Maj 2007, ABPK.

Annual Report 2007, ECB.

Raporti vjetor 2007 Prishtinё, Maj 2008, AQBK.

Bilten, MFRM, 2006.

Deutsche Bundesbank, Monatsbericht Stand vom 11.2004, 2007.

ECB statistics-an overview, April 2008.

Monthly Bulletin, 12-2007, ECB.

World Economic and Financial Surveys-Global Financial Stability Report Market Developments and Issues, 2007.

Referenzen

ÄHNLICHE DOKUMENTE

The second feature of the currency board (established in Article 3), the fixed exchange rate, would have changed in the following way: the anchor currency would have been a

Teil des Bu- ches zeigt folglich stets beides: Um welche Inhalte es ging, welche Arbeiten ausgeführt wurden; was gelernt wurde und was nicht - aber ebenso: wo die

Learning in Europe (www.ariel-eu.net), which investigated e-learning supply for developing competencies of SMEs, particularly e-Competence aiming to improve their work and

Rather than identifying clearly discernible patterns running across the whole of the European Union, we find different trends emerging in different countries in the principal

len, baß n?ir in unfern ©egenben n?eit weniger toüblütige Uute al$ feit^er antreffen werben,' SSieie werben burc^ eine gefd)icfte ^erbejferung beö S)Zagenö ben

interruption due to lost significance occurs, the fraction remains zero, and the fraction sign and characteristic remain correct.. Whenever a result has a zero fraction,

Figure 3: A GeCaptcha image. The big digits in the background compose the user’s birthday. To defeat automated attacks, the birthday is rendered using the following operations: 1)

Pro Juventute ofron për aktivitetet e kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinjëve, të cilat i zhvillojnë gjatë kohës së pushimeve shkollore, një librezë