• Keine Ergebnisse gefunden

Anleitung zum Känguruhen (Albanisch)

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Aktie "Anleitung zum Känguruhen (Albanisch)"

Copied!
1
0
0

Wird geladen.... (Jetzt Volltext ansehen)

Volltext

(1)

Seite 1 von 1/Känguruh-Methode_albanisch original_1.doc/FH

Informacion për prindërit

Informacion për prindërit

METODA E KANGURIT

Prejardhja

Spitali i San-Juan-de-Dios në Bogota (Kolumbi) është nje spital i madh me 11000 lindje në vit. Pavijoni i lindjeve të parakohëshme është shpesh i mbingarkuar. Në një inkubator vendosen disa foshnje, aparaturat e vrojtimit janë tepër të rralla, materialet dhe personeli janë të pakët. Të dy doktorët e fëmijëve, dr. E. Rey dhe dr. H. Martinez, provuan në vitin 1979 ta zgjidhin këtë problem me një metodë të re. Të gjithë të porsalindurit e parakohshëm të qëndrueshëm nën 2000 gram vendosen ndërmjet gjokseve lakuriq të mamave. Fëmijët janë lakuriq dhe mbështillen me një napë, pastaj mbulohen me rrobat e mamasë.

Qëllimi i metodës së kangurit

Sipas mendimit tonë, qëllimi primar i metodës së kangurit është përkrahja e mardhënjeve mes prindërve dhe fëmijëve. Kontakti i ngushtë mes prindërve dhe fëmijëve (jo vetëm me mamën) është shumë i rëndësishëm, sidomos ne periudhën pas lindjes. Por konstatohen edhe gjëra të tjera pozitive. Ngaqë fëmija nëpërmjet metodës së kangurit është shumë më i qetë, mund ta shfrytëzojë të gjithë energjinë për rritjen dhe zhvillimin e tij, p.sh. për stimulimin e shqisave: ndjenjën, nuhatjen, shijimin.

Dhe mbi të gjitha për funksionin e tij bazë: stimulazioni i frymëmarrjes.

Frymëmarrja influencohet pozitivisht dhe bëhet më e shpeshtë dhe sasia e nevojëshme e oksigjenit ulet. Ai mund të shfrytëzojë ngrohtësinë e mamës për rregullimin e temperaturës së tij.

Rradha e veprimeve:

• Mamaja (babai) duhet të jetë i ulur qetësishtë dhe të ketë veshur një rrobë e cila mund të hapet nga përpara.

• Mamaja nuk duhet të ketë veshur sutjena (ose eventualishtë me hapje nga përpara)

.

• T’i kushtohet rëndësi higjenës së trupit: përpara të bëhet dush dhe të mos parfumoset.

• Fëmija, i veshur vetëm me pelena, duhet vendosur drejt mbi gjoks dhe duhet mbuluar me një peshqir.

Eventualisht mundet që edhe rrobat e prindit të kopsiten.

• Kohëzgjatja 30 – 90 minuta (për “fëmijët e kangurit me eksperiencë” disa herë në ditë).

Mars 2003 Klinika e fëmijëve Aarau

Referenzen

ÄHNLICHE DOKUMENTE

Për këtë arsye, Misioni punon me institucionet e Kosovës, përfshirë agjencitë për zbatim të ligjit, për të promovuar përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare

[38] Edhe udhëzimet e UNICEF-it për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Viktima të Trafikimit i detyrojnë Shtetet të mos i ndjekin penalisht fëmijët e vënë në një

Nëpërmjet dhënies së vaksinës trupi zhvillon një mbrojtje kundër virusit dhe në rast të një infektimi mund të mbrohet nga viruset e koronës.. Sa i sigurt

“Ky projekt është jetik për të ndihmuar administratat dhe shoqërinë civile në rajon në luftën e tyre kundër diskriminimit dhe për të promovuar shanse të barabarta

Ju lutemi, mbani gjatë gjithë qëndrimit tuaj në ndërtesën e rrethit një mbrojtje për gojën dhe hundën!. Një paraqitje për temën „Allgemeines Aufenthaltsrecht” [E drejta e

• Nëse jeni duke udhëtuar nga një zonë rreziku ose keni qenë në një zonë rreziku që është një zonë me incidencë të lartë ose zonë e variantit të virusit në

Është krejt e zakonshme që të uleni afër një të panjohuri në tren ose restoran për orë të tëra dhe të thoni ve- tëm përshëndetje dhe ditën e mirë.Gji- thashtu,

Enti për Emigracion është përgjegjës për verifikimin dhe rregullimin e lejes së qëndrimit të qytetarëve të huaj në kantonin Basel-Landschaft.. Gjatë punës së tij ky