• Keine Ergebnisse gefunden

Pasqyrë faktesh

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Aktie "Pasqyrë faktesh"

Copied!
4
0
0

Wird geladen.... (Jetzt Volltext ansehen)

Volltext

(1)

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë | Prezenca në Shqipëri

Pasqyrë faktesh

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri punon në partneritet me vendin pritës

për të forcuar institucionet shtetërore, për të rrënjosur një sistem demokratik të ‘kontrollit dhe balancës’ dhe për të nxitur dialogun ndërpartiak

e të shoqërisë civile, me qëllim rritjen e besimit tek institucionet.

Mandati

Sipas mandatit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, qëllimi është që të nxitet demokratizimi, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe të konsolidohen institucionet demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së. Prezenca raporton për progresin në vend dhe për zbatimin e mandatit të saj.

Pamje e përgjithshme

Në përmbushjen e qëllimit të saj të përgjithshëm, Prezenca përqendrohet veçanërisht te: reforma legjislative dhe gjyqësore;

reforma për pronën; reforma administrative rajonale; reforma zgjedhore; forcimi i kapaciteteve parlamentare; antitrafikimi dhe antikorrupsioni; hartimi i ligjeve dhe rregulloreve efikase për median e pavarur; nxitja e qeverisjes së mirë dhe menaxhimi i projekteve që synojnë forcimin e shoqërisë civile; si dhe te ndihmesa për policinë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Këto veprimtari synojnë që të forcojnë institucionet demokratike të Shqipërisë dhe të ndihmojnë në përgatitjen e saj drejt integrimit të mëtejshëm evropian.

Si punojmë

Prezenca udhëhiqet nga Kryetari i Prezencës, që ka përgjegjësinë e përgjithshme për të gjitha çështjet lidhur me politikat dhe çështjet operative. Veprimtaritë tematike të Prezencës zbatohen nga katër departamente tematike:

Demokratizimi; Shteti i së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut;

Qeverisja në Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore; dhe Siguria dhe Bashkëpunimi. Një Njësi për Koordinimin e Projekteve ndihmon në organizimin e veprimtarive të projekteve të Prezencës, përfshirë ato që zbatohen jashtë kryeqytetit, si dhe mban kontaktet me aktorët vendorë në Tiranë dhe zonat fqinje.

ÇFARË BËJMË DEMOKRATIZIMI

Synimi kryesor është dhënia e asistencës për: reformën zgjedhore, çështjet gjinore, shoqërinë civile, reformën e medias dhe reformën parlamentare.

Reforma Zgjedhore

Prezenca jep ndihmesën e kërkuar nga institucionet shtetërore për të përafruar legjislacionin zgjedhor plotësisht me

angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës për zgjedhjet. Prezenca mundësoi ekspertizën teknike nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë e Shqipërisë, si pjesë e paketës së fundit të reformave zgjedhore, të cilat u mbyllën me miratimin e ndryshimeve të Kodit Elektoral në korrik të vitit 2012.

Gjithashtu, Prezenca është e përfshirë në mbështetjen për rritjen e kapaciteteve të institucioneve kombëtare – kryesisht Kuvendit dhe Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ashtu si edhe aktorëve nga shoqëria civile. Ajo i ka ofruar mbështetje teknike KQZ-së gjatë fazës së përgatitjes së zgjedhjeve, ka organizuar disa vizita studimore për anëtarët e KQZ-së dhe ka ndihmuar për krijimin e një forumi të komisionerëve zgjedhorë si një hap për përmirësimin e administratës zgjedhore.

Mbështetja Parlamentare

Prezenca ka zbatuar një projekt afatgjatë për të ndihmuar në modernizimin e mëtejshëm të Kuvendit të Shqipërisë, duke u përqendruar te mbështetja për deputetët dhe komisionet parlamentare, si edhe te trajnimet për stafin e administratës së Kuvendit. Projekti synon të rrisë transparencën e punës së Kuvendit dhe të fuqizojë efikasitetin e tij administrativ dhe përgjegjësitë mbikëqyrëse. Mbështetje iu dha edhe forcimit

PREZENCA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

www.osce.org/albania

(2)

të mëtejshëm të kapacitetit hulumtues të Kuvendit me fokus në çështjet e integrimit në BE, ashtu si edhe modernizimit të praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përmirësimit të mjediseve të teknologjisë së informatikës.

Prezenca ndihmoi Kuvendin për krijimin e një departamenti të ri për monitorimin e institucioneve që raportojnë apo informojnë në Kuvend dhe mbështeti më tej trajnimin e stafit të tij.

Shoqëria Civile

Prezenca u ka dhënë ndihmesë organizatave të shoqërisë civile për promovimin e qeverisjes demokratike, duke

mbështetur dhe organizuar veprimtari të cilat i nxisin qytetarët të përfshihen më shumë në vendimmarrje. Ajo mbështet përpjekjet e autoriteteve kombëtare dhe shoqërisë civile për të zbatuar Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe për përdorimin transparent të fondeve publike për mbështetjen e shoqërisë civile.

Çështjet Gjinore

Për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike, u zbatua një projekt trevjeçar për rritjen e rolit të tyre në qeverisje, bazuar në përvojën rajonale të OSBE-së në mbështetjen e përpjekjeve të organizatave shtetërore dhe joshtetërore për zbatimin e objektivave më ambicioze për barazinë gjinore.

Prezenca ka ndihmuar Qeverinë për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore dhe Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje, ashtu si edhe për të përfshirë një kuotë gjinore në Kodin Zgjedhor të ndryshuar.

Përveç kësaj, Prezenca mbështet Këshillin Kombëtar për Barazinë Gjinore, si organin më të lartë shtetëror për monitorimin dhe këshillimin mbi barazinë gjinore.

Zhvillimi i Medias

Prezenca ndihmon Shqipërinë që të përafrojë legjislacionin përkatës me standardet e BE-së dhe mbështet mediat që të përmirësojnë veprimtaritë e tyre në përputhje me të.

Veprimtaritë përqendrohen te media e lirë dhe liria e fjalës, vetërregullimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia, qasja në informacion, mbështetja për të kaluar nga transmetimi analog në atë dixhital dhe zbatimin e standardeve etike.

Institucioneve kombëtare dhe komunitetit të medias u është dhënë ndihmesë për të ngritur më tej kapacitetin e tyre për nxitjen e pavarësisë së medias. Përveç kësaj, Prezenca ndihmon përpjekjet që synojnë të krijojnë një industri mediatike të qëndrueshme dhe profesionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe mbështet zhvillimin e mekanizmave vetërregulluese.

SHTETI I SË DREJTËS DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Synimi kryesor është të ndihmojë vendin pritës të zhvillojë një sistem ligjor të shëndoshë. Gjithashtu, Prezenca nxit respektimin e të drejtave të njeriut dhe ngritjen e funksionimin e institucioneve shtetërore bazuar në parimet e shtetit ligjor.

Reforma Legjislative

Ofrimi i ekspertizës ligjore dhe teknike për institucionet shtetërore është një nga veprimtaritë kyçe të Prezencës.

Prezenca ofron rregullisht komente mbi projektligjet, nëse bëhet fjalë për legjislacion me interes të gjerë publik apo që ka ndikim te projektet e tjera të zbatuara nga Prezenca. Në tërësi, Prezenca synon që të rrisë pjesëmarrjen publike në hartimin e legjislacionit, si edhe të çojë më tej transparencën e procesit legjislativ. Aktualisht, Prezenca, së bashku me aktorë të tjerë ndërkombëtarë, po mbështet Ministrinë e Drejtësisë në përpjekjet e saj për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale.

Gjithashtu, ajo nxit reformën e legjislacionit që rregullon të gjitha aspektet e funksionimit të administratës publike dhe ka ofruar kontributin e saj lidhur me projektligjet për krijimin e gjykatave administrative. Prezenca mbështet Komisionin e Shërbimit Civil në përpjekjet e tij për të rritur profesionalizmin dhe lirinë nga ndërhyrja politike.

Reforma Zgjedhore dhe Zhvillimi i Gjykimit të Drejtë

Prezenca është e përfshirë në një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Nga viti 2003 deri në vitin 2008, Prezenca vëzhgoi gjykimet penale në gjykatat e rrethit dhe ato të apelit dhe në Gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda. Kjo ishte baza ku u mbështet botimi i tri raporteve për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjeve të sugjeruara. Në vitin 2008, vëmendja kaloi tek vëzhgimi i gjyqeve civile dhe në vitin 2012 Prezenca i zgjeroi aktivitetet e saj për të studiuar edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative. Janë mbajtur aktivitete për rritjen e pavarësisë së gjyqësorit, veçanërisht kriteret dhe procedurat për emërimin, transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe Prezenca synon që të shtojë vëmendjen e saj në këtë drejtim në të ardhmen. Gjithashtu, në të shkuarën, Prezenca ka qenë e përfshirë në krijimin e shërbimeve për mbrojtjen e dëshmitarëve. Prezenca, po ashtu, ka nxitur në mënyrë aktive dënimet alternative ndaj burgimit, duke punuar me Ministrinë e Drejtësisë për zhvillimin e legjislacionit dhe ka ndihmuar Shërbimin e Provës, i cili është krijuar së fundmi, për hartimin e standardeve të trajnimit për stafin e tij dhe për bashkëpunimin me aktorë të tjerë për zbatimin e dënimeve në shërbim të komunitetit.

PREZENCA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

www.osce.org/albania

(3)

Të Drejtat e Njeriut

Promovimi i të drejtave të njeriut është pjesë e qëllimit të përgjithshëm të mandatit të Prezencës. Prezenca mbështeti krijimin e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe vazhdon që ta ndihmojë këtë institucion. Veprimtaritë e Prezencës në fushën e të drejtave të njeriut përfshijnë fuqizimin e të drejtave të grupeve të cenueshme, përfshirë anëtarët e minoriteteve. Këto përpjekje përqendrohen, ndër të tjera, te zhvillimi i mbrojtjes sistematike të fëmijëve, sidomos atyre që janë në konflikt me ligjin dhe përmirësimi i mbrojtjes nga dhuna në familje. Prezenca, gjithashtu, vlerëson kushtet e mjediseve të paraburgimit dhe monitoron përmbushjen e të drejtave të të burgosurve që ata të trajtohen me humanizëm, dinjitet dhe respekt ndërsa janë në paraburgim. Prezenca ka dhënë asistencën e saj në hartimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe ka ndihmuar për krijimin e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilën ajo vazhdon ta mbështesë.

QEVERISJA NË ÇËSHTJE

EKONOMIKE DHE MJEDISORE

Qëllimi kryesor është mbështetja e qeverisë dhe e shoqërisë civile në nismat për: nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe mjedisore dhe qeverisjes së mirë; luftimin e korrupsionit;

mbështetjen e reformës për pronën;

dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Reforma për Pronën

Që nga viti 2003, Prezenca ka zbatuar projekte të asistencës teknike për të ndihmuar qeverinë që të përmbushë reformën për pronën, e nevojshme për një treg produktiv të tokës.

Prezenca punon ngushtë me institucionet e Qeverisë, duke ofruar ekspertizë për regjistrimin e pronave të paluajtshme, ashtu si edhe për procesin e kthimit dhe të kompensimit. Ajo i ofron qeverisë komente mbi legjislacionin dhe strategjitë e propozuara lidhur me pronën, monitoron zbatimin e këtij legjislacioni dhe koordinon punën e saj me komunitetin ndërkombëtar. Asistenca e posaçme teknike e Prezencës e vë theksin mbi të gjitha tek ndihma ndaj Qeverisë lidhur me zhvillimin e politikave të cilat garantojnë statusin e pronës sipas Kodit Civil, duke thjeshtuar transaksionet e pronave dhe duke mundësuar ekzistencën e një tregu toke krejtësisht funksional, si një aktor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjithashtu, Prezenca ndihmon autoritetet qendrore dhe qeverisjen

vendore për të zhvilluar plane territoriale të qëndrueshme, duke marrë parasysh interesat konkurruese të palëve të interesuara për gjetjen e zgjidhjeve praktike.

Antitrafikimi

Prezenca bashkëpunon me institucione të ndryshme dhe partnerë në nivelet qendrore dhe vendore për të mundësuar

parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjen e të drejtave të viktimave të trafikimit dhe ndjekjen penale të autorëve të veprave penale. Prezenca mbështet aktivitetet e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për AntiTrafikimin për të nxitur ecurinë e mëtejshme të politikave dhe legjislacionit për antitrafikimin, për të rritur kapacitetet e palëve të interesuara të përfshira në përpjekjet për antitrafikim, për të përmirësuar mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe për të rritur bashkëpunimin ndër-kufitar. Prezenca vazhdon të mbështesë qeverinë për përballjen e trafikimit për shfrytëzim pune; për fuqizimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe rritjes së konfiskimit dhe sekuestrimit të aseteve të fituara nga aktiviteti kriminal përmes trafikimit të qenieve njerëzore. Përveç kësaj, Prezenca, së bashku me Qeverinë, mundësoi bashkëpunimin ndër-kufitar me autoritetet e antitrafikimit në vendet fqinje.

Lufta kundër Korrupsionit

Veprimtaritë e Prezencës synojnë të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin, Luftimin e Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente dhe të rrisin kapacitetet e institucioneve që punojnë për antikorrupsionin, në mënyrë që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efikase dhe transparente. Prezenca mbështet institucionet publike në përpjekjet e tyre për të arritur një ulje të qëndrueshme të korrupsionit, përmes arsimit dhe ndërgjegjësimit të zyrtarëve publikë për promovimin e zbatimit të ligjeve të etikës dhe parandalimit të konfliktit të interesit, ashtu si edhe për prezantimin e mekanizmave efikase për vlerësimin e procesit të zbatimit. Së bashku me partnerët vendorë, Prezenca organizon projekte, që synojnë që qeverisja vendore dhe shoqëria civile të inkurajojnë përgjegjësi dhe transparencë më të madhe përmes pjesëmarrjes së publikut në proceset e planifikimit, dhe për monitorimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Qeverisja Vendore

Prezenca ofron ekspertizë për procesin e reformës

territoriale kombëtare dhe atë të decentralizimit. Gjithashtu, ajo mbështet përpjekjet kombëtare, të cilat synojnë promovimin e qeverisjes së mirë dhe praktikave më të mira për decentralizimin, forcimin e demokracisë vendore përmes zbatimit të Kartës Evropiane të Vetë-qeverisjes Vendore dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë.

Prezenca punon si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, duke ndihmuar Njësitë e Qeverisjes Vendore të forcojnë kapacitetet e tyre, duke u përqendruar te nxitja e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje, me një vëmendje të veçantë ndaj grave dhe grupeve të cenueshme dhe qasjes në informacion.

PREZENCA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

www.osce.org/albania

(4)

Ekonomia dhe Mjedisi

Prezenca ndihmon Shqipërinë lidhur me aspektet e qeverisjes së mirë të reformave sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Ajo nxit integrimin e partnerëve vendorë në zhvillimin social dhe ekonomik dhe mbështet nismat e qeverisë që trajtojnë shkaqet kryesore të korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikut të qenieve njerëzore. Duke punuar me qeverisjen qendrore dhe vendore dhe me organizata ndërkombëtare dhe lokale, Prezenca ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore lidhur me nevojën për qasje gjithëpërfshirëse ndaj planifikimit të mbrojtjes së mjedisit. Ajo, gjithashtu, ofron trajnime dhe mbështetje teknike për institucionet qeveritare kyçe dhe shoqërinë civile për të rritur përputhshmërinë me konventat ndërkombëtare, siç është Nisma për Mjedisin dhe Sigurinë (ENVSEC) dhe Konventa e Aarhus-it.

SIGURIA DHE BASHKËPUNIMI

Prezenca ndihmon Policinë e Shtetit dhe Policinë Kufitare dhe të Migracionit dhe punon nga afër me të gjitha misionet e tjera që ndihmojnë policinë. Ajo luan një rol thelbësor në një konsorcium ndërkombëtar, i cili i ofron Qeverisë asistencë për zhvillim në fushën e zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Çmilitarizimi

Prezenca, përmes Forumit për Siguri dhe Bashkëpunim, vazhdon të punojë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mbështesë çmilitarizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare për të përforcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Këto veprimtari përfshijnë shkatërrimin e municioneve të tepërta konvencionale dhe armëve të vogla dhe të lehta, si edhe shkatërrimin e lëndëve kimike të rrezikshme të mbajtura në ambientet

ushtarake. Si rezultat i ndihmesës së OSBE-së, Shqipëria është tashmë në rrugën e duhur për të shkatërruar 90,000 tonë municione të tepërta brenda vitit 2013 – dy vite më herët sesa u planifikua fillimisht.

Mbështetja për Policinë dhe Menaxhimin e Kufirit

Prezenca vijon t’i japë mbështetje Policisë së Shtetit në luftën e saj kundër krimit të organizuar, kultivimit të bimëve narkotike dhe dhunës në familje, përmes nismave për policimin në komunitet. Janë zhvilluar trajnime të posaçme mbi një shumëllojshmëri temash, përfshirë diversitetin, udhëheqjen, menaxhimin dhe ekspertizën mjeko-ligjore.

Vëmendje e veçantë u jepet çështjeve lidhur me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Prezenca mbështet më tej Policinë e Kufirit dhe të Migracionit duke mundësuar dhe forcuar menaxhimin e kufirit, duke punuar për përmirësimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare për procedurat në kufi, përmes trajnimeve, harmonizimit të kontrolleve të jashtme kufitare dhe bashkëpunimit ndërkufitar dhe atij gjyqësor. Prezenca jep ndihmesë për të mbështetur dhe mundësuar projekte që lidhen me krijimin e qendrave për shkëmbimin e informacionit të përbashkët dhe trajnimin, për të identifikuar dhe për të marrë në pyetje migrantë të parregullt.

Fakte dhe shifra

Përveç buxhetit bazë prej 3,040,600 eurosh, Prezenca menaxhon edhe fonde jashtëbuxhetore të dhëna nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilat, gjatë vitit 2012, arritën një shifër totale prej 427,978 eurosh.

Personeli: 85 (ndërkombëtarë: 20; profesionistë vendas:

17; personeli i shërbimeve mbështetëse: 48)

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) punon për stabilitet, prosperitet dhe demokraci në 57 Shtete, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe përmes punës politike, e cila sjell një ndryshim afatgjatë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Sheshi “Italia”

Hotel Sheraton, Kati I 1010 Tiranë, Shqipëri Tel: +355 4 223 59 93 Faks: +355 4 223 59 94 Faqja në internet: www.osce.org/Albania E-mail: pm-al@osce.org

PREZENCA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

www.osce.org/albania

Referenzen

ÄHNLICHE DOKUMENTE

Ndër sfidat kryesore me të cilat bashkësia e pakicës shqiptare ballafaqohet kur është fjala për inkuadrimin në institucionet e sig- urisë janë: mungesa

Për këtë arsye, Misioni punon me institucionet e Kosovës, përfshirë agjencitë për zbatim të ligjit, për të promovuar përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare

• Nëse jeni duke udhëtuar nga një zonë rreziku ose keni qenë në një zonë rreziku që është një zonë me incidencë të lartë ose zonë e variantit të virusit në

Është krejt e zakonshme që të uleni afër një të panjohuri në tren ose restoran për orë të tëra dhe të thoni ve- tëm përshëndetje dhe ditën e mirë.Gji- thashtu,

Enti për Emigracion është përgjegjës për verifikimin dhe rregullimin e lejes së qëndrimit të qytetarëve të huaj në kantonin Basel-Landschaft.. Gjatë punës së tij ky

“Ky projekt është jetik për të ndihmuar administratat dhe shoqërinë civile në rajon në luftën e tyre kundër diskriminimit dhe për të promovuar shanse të barabarta

Ju lutemi, mbani gjatë gjithë qëndrimit tuaj në ndërtesën e rrethit një mbrojtje për gojën dhe hundën!. Një paraqitje për temën „Allgemeines Aufenthaltsrecht” [E drejta e

Minjtë gjirizesh duhet të mbahen ose në një kafaz të madh, në një kafaz të madh zogjsh të kthyer në formë të re, në një dollap të ndryshuar ose në kafaze speciale për