• Keine Ergebnisse gefunden

PONOVNO POSTAVLJANJE POKRIVAČA ZA SJEDIŠTE

Pokrivač dječjeg sjedišta se sastoji od četiri djela (naslon za glavu, naslon za leđa, izdignuti dio i zaštita od udara). Na nekoliko mjesta su pričvršćeni drikerima. Kad se svi drikeri otpuste, mogu se ukloniti pojedinačni dijelovi pokrivača.

Da biste vratili pokrivače na sjedište, slijedite uputstva za uklanjanje obrnutim redoslijedom.

BS

89

💡

Pokrivač se može prati samo na 30°C u programu pranja za osjetljivi veš, jer u protivnom može doći do promjene boje presvlake. Pokrivač perite odvojeno od ostalog veša i nemojte ga sušiti u sušilici ili na direktnoj sunčevoj svjetlosti!

PROIZVOĐAČKA GARANCIJA I PROPISI O ODLAGANJU CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Njemačka) daje vam garanciju od 3 godine za ovaj proizvod. Garancija važi u zemlji gdje je ovaj proizvod prvobitno prodan kupcu od strane trgovca na malo. Sadržaj garancije i svi bitni podaci potrebni za utvrđivanje garancije mogu se naći na našoj početnoj stranici go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats.

Ako je garancija prikazana u opisu artikla, vaša zakonska prava u vezi kvarova u odnosu na nas ostaju netaknuta.

Pridržavajte se propisa za odlaganje otpada u svojoj zemlji.

BS

90 Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth

Germany Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth

Germany Rekomandohet përafërsisht nga moshat 9 muaj deri në 12 vjeç

Faleminderit që zgjodhët Pallas B2-Fix + si sexholino për fëmijën tuaj.

Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta montoni sexholinon në makinë dhe mbajini gjithnjë këto udhëzime në vendin e caktuar.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

!

Sexholinos nuk mund t’i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

!

Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.

!

Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin e automjetit.

!

Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose sipas një standardi të barasvlershëm.

!

Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.

!

Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.

!

Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.

Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.

!

Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t’u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.

!

Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.

Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me të kuqe te sexholinoja.

!

Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.

!

Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi automatik në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!

!

Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t’i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.

!

Për përdorimin në grupin 1, duhet të përdoret mbrojtësja nga goditjet.

!

Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

!

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.

!

Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet lineare anësore.

!

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.

!

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.

Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.

!

Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.

!

Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.

!

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

!

Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

!

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

!

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrosje. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

SQ

91 PJESËT E PRODUKTIT

(a) Vendi për ruajtjen e manualit (b) Mbështetësja e shpinës (c) Mbështetësja këndore e kokës (d) Rregulluesi i lartësisë së

mbështetëses së kokës (e) Përforcuesi (f) Mbrojtësja nga goditjet (g) Unaza e rripit grupi 1 (h) Unaza e rripit të prehrit, grupi 2/3

(i) Unaza e rripit të supeve (j) Mbrojtësja lineare për goditjet

anësore (L.S.P)

(k) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (l) Rregullimi i ISOFIX-Connect

Doreza

(m) Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect (n) Treguesi i sigurisë

ISOFIX-Connect (o) Pikat e kapjes ISOFIX MONTIMI FILLESTAR

Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Vendoseni mbrojtësen nga goditjet (f) mbi përforcues (e). Kapeni L.S.P. (j) te vendi i shënuar anash sexholinos. Shtyjeni derisa të klikojë te vendet në automjet.