• Keine Ergebnisse gefunden

Mbledhja – paraqitja për kontroll – gatimi i kër-pudhave: Të shijuarit e kërpudhave pa pendim!

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Aktie "Mbledhja – paraqitja për kontroll – gatimi i kër-pudhave: Të shijuarit e kërpudhave pa pendim!"

Copied!
2
0
0

Wird geladen.... (Jetzt Volltext ansehen)

Volltext

(1)

Eidgenössisches Departement des Innern EDI Bundesamt für Lebensmittelsicherheit und Veterinärwesen BLV

Mbledhja – paraqitja për kontroll – gatimi i kër- pudhave: Të shijuarit e kërpudhave pa pendim!

Mbledhja e kërpudhave është kënaqësi edhe konsumimi i tyre me masë është një plotësim i shijshëm edhe i arsyeshëm i listës së gjellëve. Por kujdes: Nuk janë të gjitha kërpudhat të ngrënshme! Në Zvicër ndodhin gjithnjë e më shpesh helmime pas ngrënies së kërpudhave të mbledhura në mënyrë private e të pakaluara në kontroll.

Kontrolli i domosdoshëm!

Kërpudhat e mbledhura duhet të kontrollohen patjetër! Kënaqësinë e dyfishtë të të mbledhu- rit edhe të ngrënies së kërpudhave mund ta shijojë lirisht vetëm ai që u përmbahet rregulla- ve vijuese:

 Mblidhni vetëm kërpudhat e njohura.

 Ai që nuk i njeh mirë kërpudhat, le t’ua lërë këtë hobi specialistve.

 Transportojini kërpudhat në shporta të hapura „në ajrosje“. Qeset plastike dhe enë të tjera hermetike, nuk janë të përshtatshme për transportin e kërpudhave.

 Domosdoshmërisht duheni t'i paraqitni të gjitha kërpudhat e mbledhura në zyrën përkatese për kontroll. Në zyrat përkatëse punojnë specialiste të profilizuara. Mos u mbështetni as në këshillime dashamirëse të të njohurve dhe as në teste të dyshimta (ndryshimi i ngjyrës së lugëve të argjendta gjatë gatimit dhe prova të ngjashme).

 Mos i hani kërpudhat të paziera. Kërpudhat nuk përshtaten si sallatë ose për ngjyerje.

 Kërpudhat e fresketa nuk qëndrojnë për kohë të gjatë, prandaj duhet menjëherë t’i gatuani dhe t’i hani.

 Gjellët me kërpudha mund t’i ngrohni pa problem edhe një hërë, nëse i mbani në fri- gorifer për pak kohë dhe, para ngrënies, i ngrohni mirë.

Problemet pas ushqimit me kërpudha, mund të kenë edhe arsye të tjera përveç kërpudhave helmuese: algergji, pasuportueshmëri, helme bakteriale të ushqimit etj. Në rast se, pas ngrënies së kërpudhave, nuk ndjeheni mirë, ose, në rast të dyshimit për helmim, kontaktoni menjëherë një mjek. Qendra Informative Toksikologjike Zvicërane (telefoni 145) mund t’ju japë shpjegime rreth kësaj teme.

Në stinë me mot të butë e me shi kërpudhat dalin kudo që shkon njeriu. Enti Federal për Siguri Ushqimore dhe Veterinare (BLV) tërheq vëmendjen për kujdes të duhur, si dhe të gjithë mblëdheseve e mbledhësve u dëshiron një stinë kërpudhash të sukseshme edhe të shijueshme.

Për informata të mëtejshme:

 BLV, Tel: +41 (0)58 463 3033, E-Mail: info@blv.admin.ch

Fletë informuese

Mbledhja e kërpudhave

(2)

2/2

 STIZ, Schweizerisches Toxikologisches Informationszentrum, Tel. 145, toxinfo.ch/

(Qendra Informative Toksikologjike Zvicërane)

 VAPKO, Schweizerische Vereinigung amtlicher Pilzkontrollorgane www.vapko.ch (Shoqëria Zyrtare e Organeve Kontrolluese të Kërpudhave Zvicërane)

 SGE, Schweizerische Gesellschaft für Ernährung www.sge-ssn.ch (Shoqata Ushqimore Zvicerane)

Referenzen

ÄHNLICHE DOKUMENTE

• Nëse jeni duke udhëtuar nga një zonë rreziku ose keni qenë në një zonë rreziku që është një zonë me incidencë të lartë ose zonë e variantit të virusit në

Është krejt e zakonshme që të uleni afër një të panjohuri në tren ose restoran për orë të tëra dhe të thoni ve- tëm përshëndetje dhe ditën e mirë.Gji- thashtu,

Kështu as për nënën as për babanë është e mundur një baraspeshë në mes të punës shtëpiake e familjare dhe punës fitimprurëse, në mes të kohës me fëmijë

Rëndësia e fëmijëve me sëmundje kronike parashtron për prindërit shumë pyetje dhe i vendosë ata para problemeve të jashtëzakonshme. Këtu mund të gjeni një sërë

Ju keni të drejtë të aplikoni për azil për veten tuaj, me arsyet tuaja - edhe nëse keni ikur së bashku me familjen.. Në rast të një kërkese të përbashkët për azil, do

Ju lutemi, mbani gjatë gjithë qëndrimit tuaj në ndërtesën e rrethit një mbrojtje për gojën dhe hundën!. Një paraqitje për temën „Allgemeines Aufenthaltsrecht” [E drejta e

Të gjithë përdoruesit janë të lutur të lexojnë kushtet e mëposhtme për përdorimin e librave dhe mjeteve të tjera të bibliotekës sonë dhe të konfirmojnë njohjen e tyre

QUELLE: ALEXANDER RENKT & STEFANIE BEISEGEL (2003): LERNEN IN GRUPPEN... Gerd